-
VIDEO
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij deri në moshën 14 vjeçe, motra e viktimës akuzon bashkëshortin e saj: Gënjen, nuk e ka bërë vëllai im!
Ditën e sotme në Poliçan të Beratit u bë varrimi i Erion Pelivanit i cili u vra me armë gjahu nga kunati i tij, 50 vjeçar. Emisioni “Pa Gjurmë” moderuar nga gazetarja Odeta Dume në Report Tv ka ndjekur ceremoninë motrore të Pelivanit i cili dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e autorit nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.
-
VIDEO
Vrau përdhunuesin e vajzës, opinioni pro e kundër autorit
-
VIDEO
Bardhi i përgjigjet akuzave të Bashës: Më mirë ndez tymuese në Kuvend se rri në shtëpi si ti! Merr edhe rrogën duke ‘luftuar’ Ramën nga divani
Gazment Bardhi i është përgjugjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha në konferencën për shtyp se protagonizmi i Bardhit lidhet me interesin e tij personal.
Bardhi i tha Bashës se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend më mirë se të rrijë në shtëpi siç bën ai dhe merr rrogën duke u përballur me Ramën nga Divani.
“Unë nuk kam ndezur tymuese, besoj më mirë ndez tymuese enë kuvend se sa të rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar që të shkojmë në seancë se për këtë paguhemi. Basha mendoj se dëm i bën Ramës duke qëndruar më shtëpi dhe duke marrë rrogën. Unë kam zgjedhur formën e përballjes me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me përballjen tonë me Ramën, por duhet të gjejë vetë një formë të përballet.
Sa i takon interesit tim personal, Basha më njeh siç unë atë e njoh më mirë se kushdo tjetër, nuk kam luajtur kurrë për interesin tim, kam mbajtur qëndrime që si kanë pëlqyer Bashës apo dikujt tjetër në momente të caktuara. Qëndrimi im ka një qëllim interesin e demokratëve, opozitës, Shqipërisë. Nëse di ndonjë interes tjetër personal timin është i lutur të dalë ta thotë”, tha Bardhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.
-
VIDEO
Bardhi thirrje Begajt: Mos dekreto ligjin për komisionet hetimore
Gazment Bardhi i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore.
‘Ne i jemi drejtuar si grup parlamentar dhe si deputetë të opozitë presidentit, i bëj thirrje të bëhet garant i kushtetutës së RSH-së ky është funksioni i presidentit të Republikës dhe ne duam të besojmë se do të ngrihet në detyrën e Kushtetutës që ka marrë përispër. Ky projektligj ka probleme kushtetuese. Presidenti mos ta dekretojë. E ka për detyrë që ta kthejë. I jam drejtuar institucionalisht presidentit dhe pres që të zbatojë detyrimet e tij kushtetuese.’’- tha Bardhi
-
VIDEO
Videoskandali/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit! Pretenca për Safet Gjicin e Alma K.
SPAK dha sot pretencën për ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma K.
-
VIDEO
Ndërtuesi nga Tirana në Vlorë me pistoletë në makinë, një tjetër e mbante në banesë! Dy të arrestuar nga RENEA
Njëri lëvizte me pistoletë në makinë ndërsa tjetri e mbante në shtëpi. Policia e Vlorës ka goditur dy rsate të armëmbajtjes pa leje ndërsa ka arrestuar poseduesit e tyre Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj.
-
VIDEO
Pse vjen me makinën e Ermal Kurtulajt, Beqaj: Nuk kam patentë, s’di ti jap makinës
Ilir Beqaj ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutash, marrjen e pyetjes nga SPAK. I pyetur nga gazetarët se pse pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC, tha se ai nuk ka patentë.
-
VIDEO
68-vjeçari humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, avokati: 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin, drejtësi e vonuar
Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drini 68 vjeç, që humbi jetën në Gjykatën Penale të Tiranës, thotë se procesi ndaj klientit të tij ishte i vonuar. Madje, ai thotë se 13 klientë të tij kanë vdekur deri tani duke pritur gjyqin.
-
VIDEO
Përcillet për në banesën e fundit në Poliçan 33-vjeçari që u vra nga kunati në Greqi, fqinja: Edhe unë do t’ia kisha prerë kokën
Në Poliçan do të varroset 33-vjeçari shqiptar i cili u vra nga kunati i tij në Greqi, pasi vajza i tregoi se ai e kishte përdhunuar dhe kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 9-vjeçare
-
VIDEO
Do pastronin 18.3 mln euro të 'Cosa Notras'-s,SPAK çon në gjyq tre italianët që bashkëpunuan me Rezart Taçin! Do përfitonin 3 mln euro
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj tre shtetasve italianë, sipërmarrësit 90 vjeçar Francesco Zummo, ekonomistit Fabio Petruzella dhe Daniele Cestagalli, broker financiar të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo kishin organizuar një skeme komplekse financiare për pastrimin e 18.3 milionë eurove të ardhura të mafias siciliane Cosa Nostra.
-
VIDEO
Policia masa për këmbësorët, më shumë se 50 gjoba për qytetarët për dy ditë në Korçë
Ka nisur në Qarkun e Korçës aplikimi i masave administrative për këmbësorët të cilët nuk respektojnë vijat e bardha. Sipas Nenkomisar Klajdi Shameti, vetëm në 48 orët e fundit janë vendosur më shume se 50 gjoba në qytetin e Korçës. Gjithsesi sipas tij policia në raste të ndryshme ka këshilluar kalimtarët
-
VIDEO
Tiranë/ Shkoi të interesohej për çështjen e tij gjyqësore, 68-vjeçari humb jetën nga një infarkt në Gjykatën Penale
Një qytetar ka humbur jetën nga një infarkt në Gjykatën Penale. Ai kishte shkuar të interesohej në gjykatë për një çështje gjyqësore, por ka humbur jetën.