-
VIDEO
Deputeti i VV-së, Abrashi: Po armatosemi që t’i bëjmë ballë Serbisë, na duhet mbështetja e qeverisë shqiptare
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi tha në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, se Kosova do të armatoset ushtarakisht.
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët pesë banesa në qytetin e Burrelit, evakuohen banorët
Përfshihen nga flakët pesë banesa në qytetin e Burrelit.
Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e Sokol Skilës, por flakët janë përhapur edhe duke djegur pjesërisht edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave në pronësi të Fatmir Bushatit dhe të Eltion Pjetrit
"Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S. Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët", njofton policia.
-
VIDEO
Vrau kunatin se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë, 50-vjeçari shqiptar paraqitet në gjykatë!
Gruaja e 50-vjeçarit shqiptarit, i cili vrau kunatin pasi sipas tij ky i fundit kishte përdhunuar dhe shantazhuar vajzën që e kishte nga një martesë e mëparshme, ka dalë kundër burrit të saj duke mbrojtur vëllain e ndjerë.
-
VIDEO
‘Për 30 sekonda nuk mbeti as nam as nishan’, flet vëllai i kryefamiljarit që iu shkrumbua banesa në Pogradec: Shteti të ndihmojë për rindërtimin
Vëllai i kryefamiljarit që kishte në pronësi banesën që u dogj në fshatin Leshnicë të Pogradecit tha për Report Tv se gjithçka ndodhi brenda 30 sekondash.
Sipas tij, shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe për pasojë nuk është arritur të shpëtohet asgjë nga banesa ku jetonin 5 anëtarët e familjes së vëllait të tij H.A. Ndërsa bëri thirrje për ndihmë nga shteti për të rindërtuar shtëpinë e djegur, ai tha se do t’i mbante në shtëpinë e tij 5 anëtarët e familjes.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, 5 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur
Mbrëmjen e sotme (12 janar) një banesë në fshatin Leshnicë të bashkisë Pogradec është përfshirë nga flakët që shkaktuan dëme të shumta materiale duke lënë në qiell të hapur 5 anëtarët e familjes.
-
VIDEO
Këshilli i Diasporës përçan shqiptarët e Greqisë, debate dhe përplasje mes komunitetit
Ditën e sotme në studion e emisionit “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj u diskutua për Këshillin Koordinues të Diasporës, një organ të krijuar nga Pandeli Majko kur mbante postin e ministrist të diasporës.
-
VIDEO
Greqi, arrestohen 2 shqiptarët që grabitën zyrën postare!
Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke në Atika, nën akuzën e grabitjes me dhunë të një zyrë postare.
-
VIDEO
Tiranë/ Vdiq duke kaluar rrugën, familjarët: Të rrethohet autostrada e të ndriçohet rruga, fatin e vëllait mos ta kenë të tjerë
Pas aksidentimit me vdekje të një 61-vjeçari i cili kaloi mespërmes autostradën Tiranë-Elbasan pak ditë më parë, familjarë e banorë të Mjull Bathores bënë thirrje që autostrada të rrethohet, që të shmangen gjakderdhje të tjera, ose të bëhet një rrugë dytësore.
-
VIDEO
Vrau kunatin se i përdhunoi të bijën, flet kushëriri i shqiptarit: Nuk duhet të bëjmë deklarata të nxituara, gruaja e Fatmirit (autorit) është e ngarkuar
Ka folur për Emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv kushëriri i 50 vjeçarit shqiptar që vrau kunatin Erion Pelivani në Greqi për shkak se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë që prej moshës 9 vjeçare. Ai thotë se çështjen ia kanë lënë në dorë autoriteteve dhe presin që kjo e fundit të zbardhë të gjitha provat.
-
VIDEO
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër! Edhe targat ishin të vjedhura
Hetuesit kanë në dorë një provë të re për ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, djalit të ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën “Buzëderri”. Me zbulimi se makina e tyre që u gjet e djegur pas atentatit është vjedhur në Shkodër, policia ka shpresë se përmes kamerave të sigurisë mund të identifikojë autorët e përfshirë në vrasje.
-
VIDEO
Ndahet nga jeta në moshë të re sipërmarrësi i njohur shqiptar, Dritan Mezini! Themeluesi i portalit duapunë.com
Një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në fushën e transformimit digjital dhe punësimit, Dritan Mezini ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. Humbja e tij e parakohshme ka lënë të shokuar miq, kolegë e personalitete
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, Bardhi takim me deputetët e Rithemelimit: Do të çojmë në ‘Kushtetuese’ ligjin për Portin e Durrësit dhe ligjin për tatimin për profesionet e lira
Gazment Bardhi në një dalje për mediat, pas mbledhjes me grupimin e Rithemelimit, tha se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dy ligje! Kjo është mbledhja e parë e grupimit Bardhi-Berisha, në një kohë kur ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie