Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij deri në moshën 14 vjeçe, motra e viktimës akuzon bashkëshortin e saj: Gënjen, nuk e ka bërë vëllai im!

12 Janar, 16:28

Ditën e sotme në Poliçan të Beratit u bë varrimi i Erion Pelivanit i cili u vra me armë gjahu nga kunati i tij, 50 vjeçar. Emisioni “Pa Gjurmë” moderuar nga gazetarja Odeta Dume në Report Tv ka ndjekur ceremoninë motrore të Pelivanit i cili dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e autorit nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.