-
VIDEO
Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, policia heton dy pista: Trafiku i narkotikëve dhe hakmarrja! Vëllai i 38-vjeçarit grabiti magazina droge në Spanjë
Konfliktet për aktivitetin e trafikut të drogës dhe hakmarrja, janë pistat që po heton policia për atentatin ku mbeti i vrarë Fatjon Dervishi mesnatën e të martës në Sukth të Durrësit. Policia i kërkoi të dhëna shtesë Interpolit pasi viktima hetohej për drogë në Holandë, ndërsa i vëllai, kishte grabitur disa magazina lëndësh narkotike në Spanjë ku akuzohej për zhdukjen e një shqiptari.
-
VIDEO
Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! Nga pengmarrja te eliminimi i anëtarëve të grupit të Aldo Bares, të gjitha ekzekutimet (Emrat)
Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë. Report Tv mëson se janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.
-
VIDEO
Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Për Ahmetajn, së shpejti zhvillime surprizues! Nisin hetimet për abuzimet me fondet e IPARD
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture. Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake
-
VIDEO
EMRAT/ Atentati në Dukagjin ku u vra babai e u plagos i biri, shpallen në kërkim 4 autorët! Shkak konfliktet për kanabisin
Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
-
VIDEO
Bënte namin duke vjedhur në Korçë, arrestohet 21-vjeçari! Një muaj më parë vodhi një çantë plot me para
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi u fut për të vjedhur në një lokal, dhe në një dyqan në Pogradec. I riu është edhe autori i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 10 gusht 2023, në një lokal në Pogradec, nga ku ka marrë një çantë me shuma parash të valutave të ndryshme.
-
VIDEO
Zbërthehet para drejtësisë Artan Tafani, video e aksionit të policisë! Si ranë në pranga 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut
Policia e Shtetit ka publikuar videon ku janë arrestuar 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.
Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, duke fundosur veten dhe anëtarë të tjerë të bandës së Laert Haxhiut, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”. Detajet u dhanë në një konferencë për shtyp nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
-
VIDEO
3 atentate brenda 48 orëve, Rrumbullaku: Garantojmë qytetarët për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe kapjen e autorëve
Kryepolici, Muhament Rrumbullaku ka garantuar qytetarët se do t’i shkohet deri në fund, zbardhjes së 3 atentateve në 48 orët e fundit.
-
VIDEO
Plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin në Malësi të Madhe, vihen në pranga babë e bir
Dy persona në Malësi të Madhe janë vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet të kenë plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar.
-
VIDEO
Banda e Laert Haxhisë i vuri eksplozivin lokalin të Noizyt në Durrës
Një sërë ngjarjesh kriminale janë zbardhur nga zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit anëtar i bandës së Laert Haxhiut. Më 8 qershor 2022 banda e Laert Haxhiu i vuri eksplozivin lokalit dhe dyqanit të të babait të reperit Noizy, Bashkim Rajkut. Autorët që i vendosën tritol janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Gëzim Spahiu (Arapi) dhe Erisian Abedini.
-
VIDEO
Pse ka dështuar arrestimi i Laert Haxhiut? Rrumbullaku mohon se operacionet janë dekonspiruar
Sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.
-
VIDEO
Pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu nga Greqia, përgjigjet drejtori i Policisë
Laert Haxhiu një emër me rekorde kriminale, i arrestuar në Greqi, ende nuk është ekstraduar nga shteti grek te autoritete e drejtësisë shqiptare.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, trajleri përplas motoçikletën! Plagoset shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Fushë-Milotit, ku një mjet i tonazhit të rëndë trajler, ka përplasur një motoçikletë,