Policia e Shtetit ka publikuar videon ku janë arrestuar 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.
Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, duke fundosur veten dhe anëtarë të tjerë të bandës së Laert Haxhiut, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”. Detajet u dhanë në një konferencë për shtyp nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.