-
VIDEO
Vlorë/ Iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, në kërkim 66-vjeçari në Selenicë
Një 66-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e tij në fshatin Treblovë u gjet një armë zjarri, kallashnikov dhe municion luftarak.
-
VIDEO
Drejt Fierit me 21 kg eksploziv, Albi Mecini mbyll gojën para hetuesve për objektivin e atentatit
Albi Mecini ka refuzuar të flas para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit ku u kap me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë.
Ai nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësinë.
Në gjykatë për masën e sigurisë do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale.
Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e zhdukjes së dy miqve Thodhori dhe Sulovari, kësaj here në gjykatën e Sarandës. Për zhdukjen e të dyve akoma nuk është marrë në pyetje, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
-
VIDEO
Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore, Rama i akordon medaljen e 'Mirënjohjes Publike': Lutem për liderin historik të PS-së
Kryeministri Edi Rama i akordon medaljen e 'Mirënjohjes Publike' ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej ditësh gjendet i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Me duar të lidhura prapa, pantallona të shkurtra e bluzë të bardhë, Albi Mecini shoqërohet në gjykatën e Fierit
Nën masa të rrepta sigurie Albi Mecini është shoqëruar në gjykatën e Fierit. Report Tv sjell videon e momentit kur Mecini dërgohet në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.
-
VIDEO
Siguria në rrugë! Drejtonin motorët pa patentë, arrestohen 5 shoferë në Elbasan
Pesë drejtues motorësh janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa patentë.
-
VIDEO
Skandali në bashkinë e Kukësit, Alma K kërkon ndryshim mase, avokatja: Mund të nxjerrim të dhëna të reja shumë shpejt
Avokatja e Alma K, 40-vjeçarja e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka folur sot për mediat. Alma K ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani. Avokatja në fakt thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.
-
VIDEO
Operacioni ‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO-së lë në burg Pëllumb Gjokën e të arrestuarit e tjerë! Avokati: Përgjimet e 'Encrochat' s'duhet të merren si provë
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të mos ndryshojë masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarve të tjerë në kuadër të operacionit të koduar ‘Metamorfoza’
-
VIDEO
GJKKO lë në burg Pëllumb Gjokën, Avokati Manjani: Jam kundër arrestimeve për 'show'! Shprehja e Envererit tani do bëhet 'i gjithë populli në burg'
GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarit e tjerë duke lënë në fuqi ‘arrestin me burg’.
Avokati Ylli Manjani në një prononcim për median jashtë gjykatës e quajti të papranueshme dhe se do i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
-
VIDEO
Tiranë/ Sekuestrohet 1 kg kokainë, 3 në pranga
Tre persona janë arrestuar ndërsa është sekuestruar 1 kg lëndë kokainë në Tiranë bën të ditur policia.
-
VIDEO
Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, Alma K. në GJKKO kërkon zëvendësim mase sigurie
Alma K është shoqëruar nga policia sot paradite në Gjykatën e Posaçme ku pritet të shqyrtohet kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë.
-
VIDEO
Vijojnë punimet në rrugën Prekal-Kil, segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku evidentohen punimet në rrugën Prekal-Kir. Ky do të jetë segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, financuar nga qeveria shqiptare
-
VIDEO
Arrestohet autori i aksidentit në Sukth, 34 vjeçari nga Shijaku përplasi për vdekje kalimtarin, iku dhe fshehu makinën
Policia arrestoi autorin e aksidentit të orëve të vona të 25 gushtit 2023 ku një 59 vjeçar kalimtar u përplas për vdekje.