-
VIDEO
I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës! Burime: Në vëzhgim prej 20 ditësh
Një ditë pas arrestimit në Durrës, Alket Hatija, i dënuar për trafikim droge me 20 vjet burg në Itali, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën. 50-vjeçari po ushqente pulat tek hoteli i tij në 04:00 të mëngjesit, kur forcat e rendit ndërhynë për ta arrestuar. Sapo kuptoi prezencën e policisë i shumëkërkuari tentoi të largohej, por nuk ia doli.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në pyllin e Sodës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen
Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Sodës në Vlorë. Report Tv mëson se zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 tonë kokainë në një anije dhe shuma të mëdha eurosh
Agjencia e Evropiane policisë Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.
-
VIDEO
Policia Rrugore kontrolle në rrugët kryesore të kryeqytetit, në fokus shoferët që qarkullojnë mbi orarin e lejuar
Policia Rrugore e Tiranës ka zbarkuar në terren për evidentimin e drejtuesve që qarkullojnë jashtë orarit të vendosur nga enti pronar i rrugës 07:00 - 20:00.
-
VIDEO
U arrestua me eksploziv, por ishte në kërkim për zhdukjen e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, ‘blindohet’ gjykata e Sarandës
Nën masa të rrepta sigurie është sjellë para pak minutash nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, Albi Mecini. Mecini do të njihet me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
-
VIDEO
Berisha e futi në burg tani i uron Nanos ‘me zemër’ shërim të shpejtë
Sali Berisha, dikur ish-rival politik i Fatos Nanos i ka uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit socialist.
'Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.
Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë.
Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë.'- tha Berisha. -
VIDEO
Paketa e sigurisë në shkolla, Ministri i Brendshëm: Së shpejti ndryshime ligjore për ashpërsimin e dënimeve
Në kuadër të rritjes së sigurisë nëpër shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla se bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, kanë prezantuar një paketë sigurie. Balla u shpreh se së shpejti do të ketë ndryshime ligjore për ashpërsimin e dënimeve për veprat penale që kryhen në perimetrin e sigurisë në shkolla
-
VIDEO
U fotografua nga një student teksa lyente muret e fakultetit, dekani shqiptar në Shkup: Veprim i zakonshëm, çdokush do ta bënte
Dekani i Fakultetit të Arteve dramatike në Shkup, Besfort Idrizi u bë viral me foton ku ai vetë lyen muret e godinës së fakultetit. Idrizi në një intervistë për Report TV thotë se foton ia bëri një student që u çudit me veprimin e tij, por për të ndihma që ai u dha bojaxhinjëve është veprim i zakonshëm.
-
VIDEO
Në fund të shtatorit konferencë BE-Ballkani Perëndimor! Anëtarësimi? Borrel: Proces i bazuar vetëm në meritë
Bashkimi Europian ka shtuar vëmendjen ndaj integrimit të Ballkanit perëndimor duke përsëritur se anëtarët e rinj do të pranohen vetëm mbi bazën e meritës
-
VIDEO
Plagosi me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, 21-vjeçarja: Tentoi që të më përdhunojë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (31 gusht) në Vaun e Dejës, pasi një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit ka tentuar që ta përdhunojë
-
VIDEO
Fatos Nano prej 9 ditësh në spital, burime për Report Tv: Mjekët i bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për t'i lehtësuar frymëmarrjen
Ish-kryeministri Fatos Nano, i cili prej 9 ditësh është i shtruar në një spital privat në Tiranë vazhdon trajtimin. Burime nga spitali për Report Tv bëjnë me dije se mjekët i kanë vendosur një tub plastik në fyt, që e ndihmon në furnizimin me oksigjen
-
VIDEO
Jahti multimilionësh i Bezos ankorohet në Portin e Durrësit furnizohet me karburant
Jahti super luksoz i miliarderit Jeff Bezo është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Superjahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milonë dollarë. Jahti me gjatësi 113 metër, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është akostuar në kalatën nr.4 të Portit detar. Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. Arsyeja e ankorimit është se do të furnizohet me karburant. 257 jahte turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij viti në Portin e Durrësit.