-
VIDEO
I ofruan para policëve për t’i shpëtuar gjobës, vihen nën hetim dy shoferë në Tiranë
Dy shoferë janë vënë nën hetim, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët i ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
VIDEO
Rrezikuan të mbyteshin me Jet Ski, shpëtohen dy turistët në Durrës
Dy turistë janë shpëtuar në Durrës, pasi një Jet Ski me të cilin po lundronin në det kishte pësuar defekt dhe rrezikonin të mbyteshin. Dy turistët janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Krujë, vodhi me dhunë banesën! 32 vjeçarit i vënë prangat në divan
Një 32 vjeçar u arrestua pasi akuzohet për vjedhjen me dhunë të një banese një vit më parë. Arrestimi i tij në banesë u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Momenti".
-
VIDEO
Shqipëria i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, dy trupa të zjarrfikëses nga Maliqi e Korça nisen drejt shtetit fqinj
Dy trupa të zjarrfikëses janë nisur nga Maliqi e Korça drejt shteti fqinj të Greqisë për ndihmë mbi situatën e zjarreve që kanë pushtuar pyjet.
-
VIDEO
Forcat zjarrfikëse nga Tirana, Lezha e Mirdita në Laç për të shuar flakët: Situata e rrezikshme ka kaluar
Forcat zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita dhe Tirana janë nisur angazhuar për të shuar flakët që kanë përparuar në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit.
-
VIDEO
Tentoi të vriste një 41-vjeçar, i riu në Korçë arrestohet pas 13 ditësh arrati! Në hetim vëllai i tij
Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim pasi ka tentuar të vrasë një 41 vjeçar në Korçë, ndërsa ka kërcënuar edhe djalin e tij.
-
VIDEO
Ksamil/ Mbetën në det me një pedalin, shpëtohen 4 pushuesit, 2 prej tyre të mitur
Katër pushues janë shpëtuar, të cilët kishin mbetur në det në Ksamil me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit.
-
VIDEO
Tentoi të trafikonte drejt Francës një pistoletë, arrestohet 21-vjeçari në Portin e Durrësit
Një 21-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi i është gjetur një armë zjarri të cilën po e trafikonte drejt Francës. Valmir Ademi me origjinë nga Kosova, por rezident në Francë, e kishte fshehur armën në automjetin tip "Fiat 500".
-
VIDEO
Tragjedia në Pogradec ku u vetëvar një 12-vjeçare, i afërmi për Report Tv: Vuante mungesën e nënës së saj, në 5 vjet vetëm 1 herë e ka takuar
Gazetari i Report Tv, Armand Braho ka shkuar këtë të martë në banesën e familjes së 12-vjeçares e cila u vetëvar sot në Buzaishtë të Pogradecit.
-
VIDEO
E kërkon Koreja e Jugut për vjedhjen e 28 mln eurove, gjermani kërkon lirinë për 2 mln lekë garanci, gjykata e refuzon! Gruas i kishte blerë vilë në periferi të Tiranës
Gjermani Stephan Morgenstem i kërkuar për një skemë mashtrimi prej 18 milionë eurosh u la në burg nga gjykata e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Koresë së Jugut. I arrestuari në Rinas, rezulton t'i ketë blerë blerë bashkëshortes një vilë në periferi të Tiranës.
-
VIDEO
Kryeminsitri britanik bën hapa pas, pranon se frenimi i emigrantëve ilegalë kërkon kohë: S’bëhet brenda natës
Kryeministri britanik ka pranuar se frenimi kalimit të emigrantëve të paligjshëm me gomone nga la manshi në mbretërinë e bashkuar, nuk merr fund për një kohë të shkurtër. Për mediat britanike Sunak tha se kjo është një çështje komplekse, por rezultatet ka pa pasur dhe plani po funksonin pasi numri i emigrantëve të mbërritur në ishull është ulur ndjeshëm këtë vit.
-
VIDEO
Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, arrestohet 26-vjeçari
Policia ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse në skarpatin e Liqenit Artificial.