-
VIDEO
GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn! Ish-ministri pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar
Gjykata e Posaçme ka firmosur këtë të enjte (20 korrik) urdhër-arrestin për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
-
VIDEO
Atentati i Nikolin Lekstakajt, Report Tv siguron videon e mbetjeve nga automjeti i djegur në Gjadër! Brenda tij u gjet edhe një kallashnikov, dyshohet se u përdorën për vrasjen
Gazetari I Report Tv, Elvis Hila ka siguruar pamje nga vendi ku u dogj automjeti në Gjadër, ku në brendësi të tij kishte edhe një kallashnikov. Policia ka dyshime të forta se janë përdorur për atentatin e djeshëm ndaj Nikolin Lekstakaj.
-
VIDEO
Gjendet makinë e djegur në Gjadër të Lezhës, dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt! Në mjetin e vjedhur edhe një kallashnikov
Është gjetur një makinë e djegur në Gjadër të Lezhës. Dyshohet se është përdorur dje në atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt
-
VIDEO
BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krfica: Asnjë cent s’është djegur! Tabaku: Kështu thatë edhe për inceneratorët! Edhe ata që ju shkruajnë fjalimet kanë dalë jashtë kontrolli
Me debate ka vijuar seanca e fundit parlamentare ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Krifca thotë se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS ka ardhur në pushtet ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet.
-
VIDEO
Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Rakacolli në Report Tv: S’ka kthim pas për projektligjin e studentëve, i menduar mirë!
Edhe pas kundërshtive të studentëve, ekspertëve dhe opozitës, qeveria nuk tërhiqet nga drafti që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomë. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushi, Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv, tha se ky është një projektligj i konsultuar dhe i hartuar mirë. Edhe pse studentët paralajmërojnë bojkot të vitit akademik, Rakacolli tha se nuk beson se do të arrihet në këtë situatë.
-
VIDEO
U kap me 500 doza kanabisi në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë
Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi u kap me 500 doza kanabisi, të cilat dyshohet se i shpërndante dhe shiste nëpër qytet.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto kërkon pafajësi në GJKKO përmes avokatit të tIJ: Nuk e njeh Arben Ahmetajn! S'kam shpresë për gjykim të paanshëm
Përmes avokatit të tij, biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika
-
VIDEO
Qeveria rikthen bastet sportive online, 10 licenca në rang kombëtar! Rikthehen dhe reklamat në mediat elektronike e emisionet sportive në TV
Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend, Noka kalon Gardën dhe i hedh kërkesën e studentëve Felajt, nënkryetarja: S’ka nevojë të bëni cirk, çojeni në sekretari
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në lidhjeme projektligjin për studentët e mjekësisë. Deputetja Zheni Gjergji kërkoi nga kryetarja e Kuvendit ngritjen e një grupi pune me qëllim që të bisedojë me studentët që ata të jenë të pranishëm në seancë
-
VIDEO
Deputetët e Berishës bllokojnë foltoren e Kuvendit
Deputetët e grupimit të Sali Berishës kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit.
-
VIDEO
Balla i përgjigjet Sulës: Puno Dash mos bëj premtime kot, se ja ke marrë dorën kësaj 'lëshoj mandatin, lëshoj mandatin'
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se inceneratori i Elbasanit punon.
'Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin, se të tjerat na duhen. Mos e digj mandatin kot! Puno Dash mos bëj premtime, se ja ke marrë dorën kësaj që lëshoj mandatin lëshoj mandatin!'- tha Balla.
-
VIDEO
Opozita kërkon Ramën në Kuvend, Korreshi e zbulon ku ndodhet: Po ikte për jug, se mos ka ik pa brekë plazhi e lë nam
Në Kuvend po diskutohet për inceneratorët, ndërsa opozita kërkon që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri. Sipas tij Rama po ikte për jug.