-
VIDEO
EMRI/ U fut në mesnatë për të vjedhur në një hotel, ‘kapet mat’ nga pushuesit 46-vjeçari në Sarandë! I dënuar më parë për vepra të ndryshme penale
Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në një hotel në Livadhja.
-
VIDEO
Zbardhet vrasja e Besnik Hidës në Lushnjë në 2019, identifikohen autorët! Policia: U ekzekutua nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj
Pas 4 vitesh, policia ka bërë të mundur zbardhjen e 40-vjeçari Besnik Hida, i cili u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjës! Aktualisht tre autorët e vrasjes ndodhen në burg edhe për vepra të tjera penale
-
VIDEO
Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës, shoqërohen dhe merren në pyetje 5 persona! Pista kryesore e hetimeve gjakmarrja
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës një ditë më parë
-
VIDEO
Bardhi përplaset me Nikollë: Të largohet garda nga salla! S’ka arsye të shoqëroje deputetët të opozitës
Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda! Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës.
-
VIDEO
Tabaku: PD do të kërkojë me insistim interpelancë sot për inceneratorët
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, para nisjes së seancës plenare u shpreh se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët.
‘Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim.’- tha Tabaku.
-
VIDEO
Tentoi të transportonte 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.
-
VIDEO
Zjarr në një lokal në katin e katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë
'Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
-
VIDEO
Gjendet 42-vjeçarja që braktisi burrin, dashnori i del për zot: Të vegjlit i kam si fëmijët e mi (19 Korrik 2023)
“Elton më fal që të kam sjellë gjithë këto debate por tani kupa u mbush. Shiko jetën tënde, shiko të gjesh dashurinë e jetës tënde se unë e gjeta dashurinë time.” Njofton ikjen e saj me anë të kësaj letre, largohet me të dashurin nëna e 3 fëmijëve. Pas 21 vitesh martesë me bashkëshortin Elton Sinanaj, Zeliha merr guximin të largohet përfundimisht nga shtëpia, ku jetonin në Vlorë, për shkak të konflikteve të vazhdueshme në familje. Ishte data 27 mars 2023 kur 42-vjeçarja merr dy fëmijët e saj të mitur, djalin 15 vjeç dhe vajzën 1 vjeçe e gjysëm, duke braktisur kështu djalin e madh 19 vjeç, i cili prej dy vitesh punon në Itali. Përveç letrës, po atë ditë Zeliha ka njoftuar ikjen e saj edhe në komisariatin e policisë në Vlorë, ku ka deklaruar se do të largohej me dëshirën e saj. Për shkak të kësaj deklarate edhe pas denoncimit të familjarëve, uniformat blu nuk e kanë kërkuar 42-vjeçaren. Pas largimit të saj nga shtëpia, familjarët nuk kanë mundur dot të lidhen më me Zeliha Sinanajn, pasi telefoni i saj rezulton i fikur. Familjarët kanë arritur të zbulojnë personin me të cilin Zeliha kishte nisur një lidhje dashurie. Afro 10 vite më i ri në moshë, Zeliha ishte njohur me djalin nga Berati në ambjentet e punës, ndërsa kishte nisur një lidhje jashtmartesore. Pavarësisht se familjarët kanë trokitur në derën e këtij të fundit për ta pyetur, ai e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka treguar se Zeliha nuk ndodhet me të. Të shqetësuar pasi prej muajsh nuk kanë asnjë informacion, familjarët sot kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e 42-vjeçares nga Vlora.
-
VIDEO
Tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulaj, anglezi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit u arrestua pak ditë më parë
19 prill 2023 - Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua brenda lokalit të tij nga shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia nga policia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje.
-
VIDEO
Aksident në qendër të Shëngjinit, mjeti përplaset ne motorin! Dëmtohet drejtuesi i motomjetit
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku një mjet është përplasur me një motor.
-
VIDEO
Atentati në Lezhë, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Nikulajt! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj
Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi. Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.
-
VIDEO
Aksident në Dvoran të Korçës, mjeti përplaset me motorin! Lëndohet drejtuesi i motomjetit
Një aksident është regjistruar para pak minutash ne Dvoran të Korçës, në të cilin janë përfshire një automjet me një motor.