-
VIDEO
Karkaleci migrator “pushton” Tiranën, Bashkia kryen dezinsektimin
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sot live në Shqipëri” Rozafat Copaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës kërkon të qetësojë qytetarët.
-
VIDEO
Nuk janë si më parë, Berisha e Meta nuk përmendin emrin e njëri tjetrit! A do kemi vjeshtë 'të ftohtë' mes dy aleatëve?
Marrëdhëniet mes Sali Berishës Berishës dhe Ilir Metës duket se nuk janë më si më parë.
Si Ilir Meta dje as Sali Berisha sot nuk e përmendën emrin e njëri tjetrit kur u pyeten nga gazetarët në konferencat respekive në selitë e tyre. Duket që ka një ftohje mes tyre.
Pyetjes si do të jetë rruga në shtator për Partinë e Lirisë, me PD-në apo pa PD-në, Ilir Meta iu përgjigj diplomatikisht “me aleatët tanë” po pa përmendur Sali Berishën
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Berisha sot në konferencë për shtyp
Pyetjes së një gazetari nëse në vjeshtë rruga e PL dhe e PD do të jetë e përbashkët apo e ndarë me Ilir Metën?
Berisha iu përgjigj pa përmendur fare emrin e tij por foli për “një aleancë e fuqishme”
Pyetjes “Pa apo me Ilir Metën ? Berisha: “Pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë. Sigurisht me krytarin”
-
VIDEO
Durrës/ Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Golemit dhe në ‘Sektor Teuta’, sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë! Nën hetim administratorët
Tre raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe me mungesës të vrojtuesve, janë konstatuar në plazhin e Golemit dhe të “Sektor Teuta”, ku për pasojë u vunë nën hetim 3 administratorët e 196 çadrave dhe 392 shezlongëve.
-
VIDEO
Atentati ndaj Nikolin Lekstakajt, merren në pyetje 10 persona, mes tyre anëtarë të fisit të Nikulajve! Mohojnë të kenë gisht në vrasje! Makina e autorëve u gjurmua
Rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në Lezhë në lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt, i cili u vra pasditen e 19 korrikut, teksa po dilte nga një market në Balldren.
-
VIDEO
Policia Kufitare e Shkodrës kontrolle, heq korridoret e paligjshme për daljen e mjeteve lundruese në det, rrezikonin jetën e pushuesve
Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt.
-
VIDEO
Helmohen pushuesit nga Kosova në Shëngjin, drejtori i AKU-së në Report Tv: Po marrim masa, nuk e kanë nga ushqimi
Drejtori i AKU-së në Lezhë, Besmir Frroku është prenconcuar për Report Tv pas incidentit me pushuesit në Shëngjin. Frroku thotë se janë marrë masat e nevojshme për inspektime.
-
VIDEO
U kap nga kamerat teksa i mori telefonin një gruaje në një lokal, në pranga 50-vjeçari në Sarandë! I dënuar më parë për vjedhje
Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi i vodhi telefonin një gruaje në një lokal në Sarandë.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Tragjas të Vlorës
Mbi fshatin Tragjas ka rënë zjarr. Nisen zjarrfikësit.
-
VIDEO
Helmohen 20 shqiptarë të Kosovës në Shëngjin, Ndreu: Janë 9! Po bëni qimen tra, standardet e ushqimit që ka Lezha si ka vend tjetër në Rajon
Njëzet pushues nga Kosova janë helmuar në një hotel në Shëngjin. Sipas mediave të Kosovës, shkak është bërë dezfiektimi me një material kimik.
-
VIDEO
Zjarr masiv në Vlorë, përfshihet nga flakët sërish fusha e mbetjeve
Është përfshirë sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Tre automjete të zjarrfikëses kanë shkuar për të mos lejuar përhapjen e flakëve.
Zjarr masiv në Vlorë, përfshihet nga flakët sërish fusha e mbetjeve
-
VIDEO
Lobimi i LSI-së në SHBA, Vasili: U pyeta si person që kisha dijeni, pyesni SPAK-un për detaje
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK. Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. Sidoqoftë gazetarja, Keti Banushi thotë se u pyet për lobimin e LSI-së në SHBA.
-
VIDEO
Helmohen pushuesit nga Kosova në Shëngjin, mjeku: S’besojmë se e kanë nga ushqimi, morën veten për nja 2-3 orë dhe ikën
Mjeku i Spitalit të Lezhës thotë se erdhën rreth 12 pushues nga Kosova që kishin shfaqur shqetësime.
Ai u shprehet se sipas analizave nuk dyshojnë të kenë pasur komplikacione nga ushqimi;
“Në spitalin e Lezhës në urgjencë, ditën e djeshme janë paraqitur 12 paciente që ishin pushues në një hotel në Shëngjin të cilët paraqitnin marrje mendsh. Spao janë paraqitur në përgjithësi u pa nëse kishte intoksikacion, në fakt natyrën nuk e themi dot. Dhe, pacientëve që u dukën pak më rëndë u morën analiza të përgjithshme dhe në përgjithësi u përmirësuan pas 2-3 orësh. Analizat ishin mirë dhe pasi u përmirësuan u larguan nga spitali i Lezhës. Nuk them dot nga erdhi, s’më shkonte shumë konstatimi se janë helmuar nga ushqimi.”- tha mjeku.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 12 pushues që janë ndjerë pa qejf kanë shkuar në spitalin e Lezhës ndërsa 8 të tjerë në Qendrën Verore.