-
VIDEO
Sekuestrohen 8 pistoleta brenda një furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit! Merret në pyetje shoferi
Policia e Durrësit ka sekuestruar 8 armë zjarri ‘pistoletë’ në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
-
VIDEO
Pse s’ka lidership të ri në PD? Topi: Berisha ‘agronom’ që i pret filizat e rinj me sulme e shantazhe
Në studion e Report Tv, ish presidenti Bamir Topi i ka dhënë përgjigje se përse në PD nuk ka emra të rinj për të krijuar një lidership të ri. Ai tha se aty është krijuar një mekanizëm që e shkatërron një të ri me anë të shantazheve, sulmeve apo ndërhyrjeve të tjera ekonomike.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje autobusi i linjës së 'Institutit' në Tiranë! Asnjë i lënduar
Një autobus i linjës së ‘Institutit’ në Tiranë ka marrë flakë në ecje pasditen e kësaj të hëne në rrugën ‘Dritan Hoxha’.
-
VIDEO
'14 maji' dhe rikonformimi i raporteve politike (10 prill 2023)
Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.
-
VIDEO
Veliaj: Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit, duhet të jemi krenarë! Mirënjohje për secilin nga punonjësit e pastrimit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar
-
VIDEO
“Merja” dhe Rreze Dielli “shkojnë” në Gjermani, çifti shqiptaro-gjerman të mahnitur nga bimët shqiptare, hapin filial në Hanover
Bimët shqiptare tashmë arrijnë në Gjermani, për të gjithë emigrantët që duan t’i përdorin në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo falë bashkëpunimit të çiftit shqiptaro – gjerman Alketa dhe Ralph Schindler me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.
-
VIDEO
Berisha: Qeveria e Ramës nuk ka legjitimitet, unë do rikthehem si Steve Jobs! Ai solli iPhone unë do zhvilloj Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha e krahason objektivin e tij për rikthimin e tij të tretë në krye të Shqipërisë me rikthimin e Steve Jobs, kur e hoqën nga puna siç shqiptarët kanë larguar 2 herë atë nga pushteti. Berisha tha se do t’i sjellë zhvillimin Shqipërisë.
-
VIDEO
Vajza iu vra në gjumë nga kunati në Shkozë, prindërit e 37-vjeçares marrin në shtëpi 2 fëmijët e mitur! Krushqve u mbyllin derën
Vajza 2-vjeçare që pa me sy teksa xhaxhai i vriste të ëmën, do të jetojë me gjyshërit e saj përkohësisht, deri sa gjykata të vendosë për kujdestarinë e tyre. Prindërit e Migena Sinanit, 37-vjeçares që u ekzekutua teksa flinte me të bijën, thanë se krushqit nuk janë të mirëpritur, por dhëndri i tyre Erjoni është djalë i respektuar.
-
VIDEO
Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës, lihen në burg 7 VIP-at e TikTok! Pjesë e dy grupeve kriminale
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë anëtarët e dy grupeve kriminale që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës e në Sukth.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin! Viktima ende pa identikuar, dyshohet endacak
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një karrotrec.
-
VIDEO
Bënin gara te Bulevardi i Ri dhe kryenin manovra të rrezikshme, ndalohen 6 të rinj! Policia i zbuloi në Tik-Tok
6 të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e tyre dhe përdoruesit e tjerë në rrugë te Bulevardi i Ri. Garat me makina më pas të rinjtë i postonin në rrjetin sociale Tik-Tok. Pikërisht në këtë rrjet sociale, policia ka bërë identifikimin e të rinjve dhe i ka gjobitur me 40 mijë lekë
-
VIDEO
Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi që fitoi në bashkinë e Tiranës, 3 të arrestuar në Elbasan
3 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhoqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës me firmën që administronte. Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej