-
VIDEO
Vau i Dejës/ I bënë atentat, Benard Ndreca: S’kam konflikte, akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin
Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi një atentati me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Mjeti shpërtheu në pjesën e përparme teksa Ndreca ishte në makinë. Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Mjeti shpërtheu me telekomandë.
-
VIDEO
Atentati në mjetin e Benard Ndrecës, momenti kur dy personat e maskuar vendosin tritolin në mjet
Ky është momenti kur dy persona kanë vënë sasinë e lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës. Dy personat janë të maskuar. Shpërthimi është mjaft i fortë.
-
VIDEO
Manja prezanton te ‘Ligjet’ ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve: Rregullat e reja për rekrutim, janë 500 vende bosh
500 vende janë bosh në Policinë e Burgjeve dhe duhen plotësuar, dhe ky është qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligj. Prezantimin e projektligjit e bëri ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve Manja tha se me ndryshimet e reja gardian burgu mund të pranohesh edhe mbi 35 vjeç. Ky kriter është hequr tha sot Ministri Ulsi ManjaManja njoftoi po ashtu se është vendosur që këta punonjës të mos e marrim me vete armën e shërbimit pas orarit të punës.
-
VIDEO
Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, hidhet ankandi i parë! Flet ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Furnizim më të mirë dhe çmime më të lira
Ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë hidhet sot duke i hapur rrugë kështu zyrtarisht operimit të kësaj burse. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit.
-
VIDEO
Nis vettingu në Policinë e Shtetit, hidhet shorti për 36 emrat e parë të drejtuesve! Çuçi: Procesi të jetë i shpejtë dhe transparent
Nis vettingu në Policinë e Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese. Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji.
-
VIDEO
Ishin të fshehura brenda një tavoline druri, dalin pamjet sekuestrimi i 8 pistoletave në Durrës! Në pranga shoqeri i furgonit
8 armë zjarri pistoletë janë sekuestruar nga policia e Durrëist një ditë më parë të cilat po trafikoheshin drejt Anglisë. Në pranga ka rënë shoferi i furgonit Jetmir Kolshi, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e aksionit të sekuestrimit të pistoletave
-
VIDEO
I shpëtoi atentatit me tritol, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: S’kam konflikte me askënd! Policia dyshon për dy persona
Benard Ndreca i cili i shpëtoi sot atentatit me tritol të vënë në mjetin e tij është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia dyshon për 2 persona që mund të kenë qenë autorët.
-
VIDEO
Atentati me tritol mjetit të Benard Ndrecës, banesa e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës e mbushur me kamera sigurie
Kamerat e sigurisë në bansën e kreut të Rithemelimit do mund të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Ndrecës i ishte vënë një sasi tritoli në mjetin e tij dhe shpërtheu sapo ai hipi në makinën tip ‘Audi
-
VIDEO
Atentat me tritol, shpërthen makina e kreut të degës së PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca
Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ Benard Ndreca. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës pranë banesës së Ndrecës gjatë natës.
-
VIDEO
Altin Dumani 'rrëfehet' për 'La Repubblica': Shqipëria nuk ka mafie si Italia! Paratë e pista po investohen edhe në kriptomonedha
Në një intervistë për “La Repubblica”, Kreu i SPAK Altin Dumani mohon ekzistencën e mafies shqiptare. Sipas tij, në Shqipëri grupet kriminale funksionojnë në bazë të lidhjeve familjare apo krahinore, por nuk kanë një strukturë të mirëfilltë me drejtuesin e grupit dhe elementët e tjerë strukturore.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa në Berat, shpëtojnë 'mrekullisht' anëtarët e familjes
Një banesë në fshatin Orizaj të Beratit është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
-
VIDEO
Qendra shëndetësore e fshatit në Devoll shndërrohet në depo për dru! Ministria: Ka vetëm 30 banorë, s'mund të çojmë infermierë
Prej vitesh qendra shëndetësore e fshatit Shuec në Devoll nuk njeh asnjë investim dhe banoërt e kanë kthyer në depo drush. Shërbimi nuk ofrohet ndërsa banorët kërkojnë vetëm një infermier për tu bërë injeksionet. Por autoritetet përgjigjen me refuzim, duke thënë se nuk justifikohet të dërgojnë infermier në një fshat që nuk ka as 30 banorë.