-
VIDEO
Zonja e Parë Armanda Begaj viziton burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë
Zonja e Parë Armanda Begaj vizitoi burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre. Gjatë vizitës së saj, Zonja e Parë zgjodhi të mbillte disa lule bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara
-
VIDEO
Tuzi feston kuqezi, Nik Gjeloshaj në prag të fitores: Kemi shumicën absolute
Kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe ai i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeljoshaj, ka thënë për “Vijesta” se kanë arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në atë komunë dhe se në Tuz do të kenë shumicën absolute. Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se deri më tani kanë fituar kanë 18 mandate.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë zbardh vendimin për Jeton Lamin, lidhja e Ervis Martinajt me ish Miss Shqipërinë, e 'gjuajti' nga instagrami! Kishte profil me emrin 'King Simba'
Është zbardhur për herë të parë vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Jeton Lamit, ish agjentit të Forcave Operacionale i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
-
VIDEO
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër
SHKODËR- Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi organizonte lojëra fati në Shkodër. 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë më qira në ambient për të luajtur poker.
-
VIDEO
Qetsori harron që është në BBV, lahet zhveshur
Banorët e rinj të shtëpisë Big Brother Vip nuk janë mësuar ende me faktin që janë futur në një shtëpi që kontrollohet me kamera në çdo cep përveç tualetit.
Një nga këta banorë është edhe Qetsori.
Ai harroi fare që edhe dushi është i kontrolluar nga kamera, edhe teksa po lahej u zhvesh lakuriq, ndërsa të gjithë banorët e tjerë lahen me rroba banje
-
VIDEO
Veliaj me socialistët e Kavajës: ‘Vulëhumburi’ po kalon në marrëzi, PS e ka derën e hapur për këdo që dëshiron të bashkohet
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Kavajë, aty ku në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidon Redi Krajli.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët autobusi në Berat, mjeti i një shkolle private
Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Berat. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por mësohet se sapo autobusi është parkuar është përfshitë nga flakët sapo është parkuar pranë shkollës nëntë vjeçare "Thimi Tani", lagjia Kushtrim. Mësohet se autobusi është nën pronësi të Ardian Çiço.
-
VIDEO
Veliaj: Krenar që iu kemi shërbyer familjeve të Kavajës, e mbajmë kokën lart dhe fitojmë betejën e ardhshme me sukses
Në prag të festave të 7 dhe 8 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi edhe një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës.
Së bashku me kryetarin e kësaj bashkie, Redjan Krali dhe deputetin e PS, Etjen Xhafaj, Veliaj u shpreh se Kavaja prej kohësh e ka kuptuar që bastioni i vetëm është familja dhe jo partia.
“Kavaja nuk është bastion partish. Kavaja është një bastion zemrash, është një bastion idealesh, është një bastion dashurie, një bastion mbarësie dhe mirësie. Kjo do të thotë që, në qoftë se kemi kuptuar një gjë nga kjo punë, është se partia kryesore nuk është as PS, as PD. Partia kryesore është familja jote. Të gjitha partitë e tjera vihen në garë që t’i shërbejnë familjes tënde dhe në qoftë se me Redi Kralin këtu në Kavajë, me Edi Ramën në Tiranë, në krye të gjithë Shqipërisë, dhe me gjithë skuadrën tonë, i kemi shërbyer familjeve të Kavajës, atëherë meritojmë ta mbajmë kokën lart e të fitojmë edhe betejën e ardhshme me sukses këtu në Kavajë,” deklaroi Veliaj.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Masakrat e Dan Hutrës, babai iu vra nga nipi pas sherrit për një kalë! Motrat e ‘vrasësit serial’ kërkojnë të mbrohen nga hakmarrja!
Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamiljarit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëve të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit
-
VIDEO
Tragjedia në Greqi, qytetarët në Korçë ndezin qirinj në sheshin e Katedrales
Qytetarët e Korçës kanë ndezur qirinj në sheshin e katedrales në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.
-
VIDEO
Dyshohet se do kryente një krim të rëndë, lihet në burg 23 vjeçari që u kap me 3 armë zjarri dhe eksploziv me telekomandë në Vlorë
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23 vjeçarin Damiano Sejko që u kap me disa armë në qytetin bregdetar. Sipas burimeve i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët. 23 vjevari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion nën dyshimin se ishte bërë gati për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale. Policia ndërkohë vijon hetimet.
-
VIDEO
Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë, bllokojnë rrugën: Ne nuk dorëzohemi
Banorët e Bërxullës po protestojnë sërish për pronat e tyre, pasi preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar