-
VIDEO
Dosja/ Si u kap Dan Hutra në kotec duke vjedhur pula në Durrës pasi doli nga burgu për vrasjen e ish gruas! 20 vjet krime, por shteti nuk parandaloi dot masakrën e fundit
Killeri Dan Hutra u kap në kotecin e pulave duke vjedhur në 31 janar 2022, mohoi vjedhjen, prokurori dërgoi dosjen për gjykim. 4 muaj më pas u arrestua për dhunë ndaj bashkëjetueses.
-
VIDEO
Kongresi i Shëndetësisë, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj: Falë e-Albania kemi sot shërbim shëndetësor më cilësor
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, teksa mori fjalën sot në Kongresin e Shëndetësisë ka folur për revolucionin e shërbimeve shëndetësore falë dixhitalizmit. Karçanaj tha se falë dixhitalizimit sot kemi frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor, më të drejtë.
-
VIDEO
Kaos për parkim në spitalin e Lezhës, bllokohen ambulancat
Problematika më e madhe është gjatë paradites, kur nga kaosi në trafik bllokohen dhe automabulancat. Në mungesë të hapësirave brenda parkingut të spitalit, qytetaret detyrohen t'i parkojnë makinat jashtë ku përballen me gjobat e policisë rrugore.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin! Policia rrethon zonën
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku makina ka përplasur një këmbësor tek ish SMT-ja. Ende nuk dihet gjendja e tij.
-
VIDEO
Plas sherri në Report Tv/ Koka: Me njerëz banal s’merrem! Të njoh thjesht si zëdhënësi i ‘kaubojsit’! Daci: Jam krenar
Debate të ashpra ka pasur në studion e Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ mes gazetarit Bledian Koka dhe analistit Alban Daci.
Bledian Koka: Me njerëz banal nuk merrem, ose do e ndërpres komunikimin
Alban Daci: Po banal nuk më thua se as nuk më njeh fare
Bledian Koka: Unë të njoh vetëm si zëdhënësin e Eduard Ndocaj
Alban Daci: Jam krenar, vetëm aq është apogjeu yt politik
-
VIDEO
Haliti: Marrëdhënia me artin, koha në emigrim dhe vitet si ish student i Ramës (5-3-2023)
Këtë herë në “Esencë” një një rrëfim personal dhe profesional ishte piktori Helidon Haliti.Si gjithnjë një moment që gërvisht nostalgjinë dhe kujtimet janë fotografitë dhe mes tyre Helidon Haliti kushtoi shumëçka nga jeta. Disa prej kujtimeve të para që nxitën fotografitë ishte studioja e tij e parë në qytetin e Lushnjës. Një prej momenteve që piktori kujton është edhe koha e shkollës në qytetin e Beratit dhe lidhja me shumë njerëz që ende kanë ndikim në jetën e tij.Një prej fazave transformuese të jetës së piktorit Helidon Haliti është edhe zhvendosja e tij 15-vjeçare në Greqi dhe pavarësisht një jetë krejt tjetër ai thotë se e ndjeu se aty ku përkiste ishte Shqipëria.
-
VIDEO
Kongresi/ Tomini për Report Tv: Ditë e shënuar për shëndetësinë shqiptare! Kemi bërë hapa galopant
Kongresin e parë të shëndetësisë, drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini e cilësoi si një ditë të shënuar për shëndetësinë shqiptare.
-
VIDEO
‘The Guardian’ ndalet në Dhërmi: Një plazh ndryshe çdo ditë! Buxheti ideal' për turistët
E teksa vera po afron, mediat prestigjoze i kanë kushtuar një vëmendje mjaft të madhe rivierës shqiptare. Në shkrim evidentohet se çdo ditë mund të përjetohet një plazh i ndryshëm. Një çadër pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person.
-
VIDEO
U dhunua për vdekje pasi u kap duke vjedhur 2 pula, flet vëllai i viktimës në Kuçovë: Ia kemi lënë drejtësisë! S’duam konflikt
Shane Brisku, vëllai i Lefter Briskut, i cili u dhunua brutalisht pr vdekje, nga një i ri pasi e kapi duke vjedhur 2 pula në shtëpinë e tij, thotë për Report Tv se ngjarjen ja ka lënë që ta zbardhë drejtësia
-
VIDEO
Merret peng një person në Durrës dhe i marrin 1 mln lekë, arrestohet 63-vjeçari në kërkim bashkëpunëtori i tij
Siç njofton policia, S.H, 58-vjeç banues në Durrës, i cili në mënyrë të kundërligjshme, ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor, ka kallëzuar dy persona, se e kanë marrë peng në një makinë dhe e kanë kërcënuar me thikë duke i vjedhur një shumë parash e më pas janë larguar
-
VIDEO
Dështon sërish përballja/ Mungon Luftar Reçi: Unë në seancë do të jem si qengji mes ujqërve! GJKKO urdhëron shoqërim të detyruar! Shullazi: Dua ta shoh në sy
Seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames ka dështuar sërish. Shkak është bërë mungesa e Luftar Reçit. Nga ana tjetër, mësohet se janë thirrur 10 dëshmitar në seancën e ardhshme.
-
VIDEO
Në kërkim për shitje drogë, arrestohet 34 vjeçari në Durrës, pjesëtar i një grupi kriminal
Një 34-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal është arrestuar nga policia e Durrësit.