-
VIDEO
‘Plumbi i Artë’/ SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehur të akuzuar për 27 ngjarje kriminale! 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)
SPAK ka kërkuar gjithsej 292 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, hetimet për të cilën zbardhën 27 ngjarje kriminale. Dënimet më të larta, nga 35 vite burg, janë kërkuar për Henrik Hoxhajn dhe Petrit Doçin. Për të penduarit Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, prokuroria kërkon përkatësisht 10, 15 dhe 13 vite burg.
-
VIDEO
Gjyqi në GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë, kërkuam pavlefshmërinë
Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, Monika Kryemadhi thotë se akuzat e pretenduara ndaj saj për fibrën optike nuk qëndrojnë, ndaj kërkon thirrjen e dëshmitarëve, përfshirë Adrian Shatkun.
-
VIDEO
‘Shumë e bukur kjo këmisha, me lule’, Kryemadhi batuta me gazetarët: Trëndafil PS-je, trëndafil PD-je
Pas deklaratave të saj lidhur me seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, Monika Kryemadhi shkëmbeu edhe disa batuta me gazetarët për veshjen e saj.
-
VIDEO
Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet (VIDEO)
Report TV ka zbardhur detaje te tragjedisë në Elbasan. Shkak i shpërthimit dyshohet rrjedhja e gazit nga një bombol 15-litërshe, e cila ishte vendosur në katin e parë të pallatit dhe lidhej me tuba me apartamentin e 69-vjeçarit Hamid Idra, në katin e 3-të. Vetë 69-vjeçari dhe fqinja e tij, 82-vjece humben jeten. Për shkak të dëmeve të mëdha, pallati do shembet plotësisht. 15 familje mbeten pastrehe.
-
VIDEO
Progresraporti i KE, Rama: Moment historik, historia s’do na e falte një dështim! Ambasadorja e BE mesazh në shqip: Keni ecur para
Shqipëria ka ecur përpara dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2029 është i mundshëm nëse politika dhe shoqëria bëhet bashkë. Me këtë mesazh ambasadorja e BE-së në Tiranë De Sousa i dorëzoi Kryeministrit zyrtarisht progres raportin e Komisionit Evropian. Kreu i qeverisë e cilësoi momentin historik, ndërsa skanerin vjetor të Brukselit e quajti më të mirin ndonjëherë për vendin.
-
VIDEO
Raporti i Progresit 2026 në Kuvend, Peleshi pret ambasadoren e BE-së: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë.
-
VIDEO
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, procesion në 10-vjetorin e lumturimit! Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishterim të ri
Sot bëhen 10 vite nga lumturimi i 38 martirëve të kishës katolike, të cilët u ekzekutuan gjatë regjimit komunist. Me këtë rast, u mbajt ne Shkodër mesha solemne në nder të tyre. Arqipeshkvi theksoi se duhet të kujtojnë vuajtjet e tyre, t’i percjellim nder breza, në mënyrë që të mos kthehet kurrë me diktatura.
-
VIDEO
Shpërthimi tragjik në Elbasan, dyshohet se gazi rrodhi nga tubat e bombolës në katin e parë! 69-vjeçari tentoi të ndizte sobën, por humbi jetën
Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në tubat që lidhnin një bombol 15-litërshe, të vendosur në katin e parë, me apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro në katin e tretë.
-
VIDEO
Elbasan/ Një ditë pas shpërthimit tragjik, vijon puna në pallatin e shkatërruar! Rrobat dhe sendet personale të banorëve nxirren me vinç
Një ditë pas shpërthimit tragjik në pallatin 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan 10 të tjerë, në vendngjarje vijon puna për të ndihmuar banorët të marrin sendet e tyre personale nga apartamentet e dëmtuara.
-
VIDEO
INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027, drejtoresha Sado: Koha e kalimit të fondeve është vendimtare për realizimin e CENS-it të bujqësisë
Instituti i Statistikave kërkon para shtesë me prioritet për të bërë të mundur realizimin e CENS-it të bujqësisë, në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm, pas shtyrjes përsëri këtë vit.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’ sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë
Shfaqja “Unrecognized”, me regji të Data Tavadze dhe tekst të Jeton Nezirajt dhe Davit Gabunias, vjen për herë të parë para publikut të Tiranës sonte, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
-
VIDEO
Dhuna në protestat e studentëve ndez debatin në komision! Bardeli kërkon dënimin e akteve të policisë, Zaka akuzon protestuesit e dhunshëm! Luarasi: Nuk denoncova dy vajza se më erdhi keq
Debate në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për dhunën gjatë protestave.