-
VIDEO
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin
Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara dhe pjesë të brendshme të ekspozuara.
-
VIDEO
Spahiu: Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, një zë i drejtpërdrejtë në vendimmarrje! Kujdesi i integruar shëndetësor e social, prioritete të Buxhetit 2027
Ministrja Spahiu bën të ditur se përmes Fondit Social janë mbështetur 98 shërbime të reja, nga të cilat 25 u dedikohen të moshuarve. Buxheti 2027 synon të garantojë vijimësinë e financimit dhe forcimin e këtyre shërbimeve, duke mundësuar kujdes më të qëndrueshëm dhe më pranë vendbanimit.
-
VIDEO
E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI)
Kokaina ndodhej në një çantë jeshile në derën e pasme të një furgoni "Renault" në pronësi të 56-vjeçarit Arben Hysaj. Brenda çantës ishte një pako e mbështjellë me material ngjitës ngjyrë kafe të errët, ku ndodhej kokaina.
-
VIDEO
Bulqizë/ Gjatë gjuetisë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht me çifte një 29-vjeçar! Humb jetën i riu, arrestohet autori
Autori dyshohet se plagosi të riun në pyllin e fshatit Fushë-Sopot pasi po qëllonte në drejtim të një kafshe të egër por ka qëlluar aksidentalisht 29-vjeçarin, ku ky i fundit ka humbur jetën.
-
VIDEO
Dëgjova shpërthimin dhe u turra me vrap në shtëpi', banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi
Një banor i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.
Ai tregon se nëna e tij ndodhet aktualisht në spital për shkak të tensionit, ndërsa bashkëshortja është mirë.
-
VIDEO
Zjarri në pallatin në Elbasan, Llatja: Flakët nisën në katin e tretë! Është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse
Pallati që u dogj sot në Elbasan ka pësuar dëmtime në strukturë, shpjegon kryebashkiaku Gledian Llatja. Zjarri në katin e tretë dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por do ta përcaktojnë autoritetet.
Kati i katërt është shembur ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët e brendshme që lidhin katin e tretë me të tjerët më lart. Pallati është një ndërtesë e vjetër që pavarësisht ndërhyrjeve, vijon të ketë probleme.
"Është parë një dëmtim i strukturës së pallatit, kemi pasur një shembje të katit të katërt që i ka rënë katit të tretë, gjithashtu edhe shkallët lidhëse që lidhin katin e tretë me të katërtin dhe të pestin. Ka pasur një zjarr në katin e tretë. Një e moshuar 83 vjeçe ka humbur jetën në katin e pestë, gjithashtu një 69-vjeçar nuk është gjendur. 10 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën. Njëri nga sektorët e pallatit është i pabanueshëm. Është pallat i vjetër me tulla silikat, janë bërë ndërhyrje vitet e fundit, por paraqet probleme konstruktive", tha Llatja.
-
VIDEO
Shpërthimi në Elbasan, zjarrfikësit evakuojnë banorët
Të frikësuar nga flakët e tymi, ky është momenti kur banorët e pallatit ku ndodhi shpërthimi në Elbasan evakuohen nga forcat zjarrfikëse.
-
VIDEO
Pallati i djegur në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës
Kjo është pjesa e pasme e pallatit që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Elbasan, pas një shpërthimi. Këto janë pamjet ekskluzive që Report Tv ka siguruar.
Pjesa më e madhe e ndërtesës është shembur, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan! Pallati përpihet nga flakët, shkatërrohet nga shpërthimi i fuqishëm! Ndërron jetë 82-vjeçarja, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (VIDEO)
Një grua 83-vjeçare humbi jetën, një burrë rezulton i pagjetur dhe 10 banorë, mes tyre një fëmijë, përfunduan në spital pas një zjarri në një pallat pesëkatësh në ElbasanParaprakisht dyshohet për shpërthimin e një bombole gazi.
-
VIDEO
'U dëgjua si bombë, u trondit i gjithë pallati', banorët tregojnë momentet e shpërthimit të fuqishëm në Elbasan
Nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme që përjetuan, duke përshkruar shpërthimin si tepër të fuqishëm, aq sa u tronditën edhe banesat përreth.
-
VIDEO
Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ 8 të lënduar nën kujdesin e mjekëve, mes tyre një fëmijë
8 të plagosur dhe një viktimë është bilanci i shpërthimit në një pallat në Elbasan. Viktima është 83 vjeç, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
-
VIDEO
Momenti kur nxirret trupi i pajetë i 83-vjeçares nga apartamenti në flakë në Elbasan
Ky është momenti kur shërbimet zjarrfikëse nxjerrin trupin e pajetë të 83-vjeçares nga apartamenti i përfshirë nga flakët në Elbasan.