-
VIDEO
Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, shkon në 2 numri i viktimave! 69 vjeçari gjendet nën rrënoja pas orësh të gjata kërkimesh
Pas disa orë kërkimesh është gjetur trupi i viktimës së dytë nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan. Hamit Ibro pronari i apartametit ku dyshohet se nisi zjarri, rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari në Rrugën e Elbasanit, transportonte pistoletë me motomjet! Në banesë iu gjet edhe jelek antiplumb
Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte.
-
VIDEO
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Evakuohen të gjitha familjet, një pjesë e godinës shpallet e pabanueshme
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka dhënë detaje mbi situatën në apartamentin e përfshirë nga zjarri në Elbasan ku një pjesë e godinës pësoi dëmtime të rënda strukturore. Ai bëri me dije se zjarri është shuar, ku theksoi se të gjitha familjet janë evakuuar.
-
VIDEO
Elbasan/ Merr flakë makina gjatë natës, nuk raportohet për të lënduar
Një makinë ka marrë flakë gjatë orëve të natës, në Elbasan në afërsi të Pallatit të Sportit.
-
VIDEO
Shpërthimi në Elbasan, Report TV siguron pamjet nga kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur
Report TV ka siguruar pamjet nga operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezulton i zhdukur pas shpërthimit të ndodhur në një apartament në Elbasan.
-
VIDEO
‘Ditari nga burgu’/ Veliaj nxjerr ‘përgjigjet për Toni Gogun’: Rama s’më shantazhon dot, isha me të kur të gjithë e lanë vetëm! Nuk rritet PS me skorjet e Saliut, bashkinë s'e delegoj
Kryebashkiaku Erion Veliaj edhe një herë tjetër përsërit akuzat ndaj Kryeministrit Rama se e ka shantazhuar. Veliaj shkruan se nuk ka ndërmend t’ia delegojë askujt drejtimin e Bashkisë së Tiranës, teksa akuzon Ramën se e ka mbushur qeverinë e partinë me njerëz pa asnjë lidhje me PS e të tjerë që i quan skorje të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
U arrestua pasi refuzoi gjobën, protestuesi Goxhaj: Janë të paligjshme, nuk e arsyetuan! Policët, mercenarë
Shoqërimi në komisariat i Dritan Goxhajt dhe Edison Likajt ndodhi për shkak të refuzimit të tyre për të pranuar gjobat që aplikohen me aktin e ri normativ për tubimet.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Ndërron jetë në spital (EMRI)
Këmbësori Agur Shahaj 74-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
-
VIDEO
U shoqëruan pas përplasjeve në protestë, lirohen nga komisariati Edison Lika dhe Dritan Goxhaj
Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
-
VIDEO
Udhërrëfyesi/ KE me plan për Shqipërinë: Datat kur mbyllen 31 kapitujt e mbetur, Këshilli të nisë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit! Financim dhe integrim gradual
Komisioni Evropian parashikon që Shqipëria të jetë gati deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë i kërkon Këshillit të BE-së të nisë punën për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit. Në udhërrëfyesin për Shqipërinë, si një prej 4 vendeve më pararojë për anëtarësim, Komisioni cakton me data dhe afate konkrete mbylljen e 31 kapitujve të mbetur, ndërsa brenda marsit të ardhshëm nisin bisedimet që Shqipëria të futet gradualisht në institucionet e BE para anëtarësimit të plotë.
-
VIDEO
Një viktimë dhe një person i pagjetur në pallatin në Elbasan, drejtori i Policisë: Dyshimet e para për bombol gazi, pritet ekspertiza për shkakun
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në pallat 5-katësh në Elbasan.
Ai bëri me dije se telefonata në sallën operative është marrë rreth orës 16:40, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t'u ardhur në ndihmë banorëve.
Sipas Skënderaj shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende, pasi dyshimet e para lidhen me një bombol gazi, por pritet verifikimi nga ekspertët dhe shërbimet zjarrfikëse.
-
VIDEO
'Ku të fle tani, kujt t’i bie në qafë?' Banori i pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrëfen tmerrin: U hodha nga kati i dytë, më ra dera në kokë
Një banor i pallatit 5-katësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi, duke treguar se është detyruar të hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar.
Ai shprehet se ka marrë ndihmë mjekësore në spital pasi i ka rënë dera në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në kushte të vështira, pasi ka mbetur pa banesë.