-
VIDEO
Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin!
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje.
Në një prononcim te tij Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.
Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së së Himarës (e cila kishte 6 punonjës), ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.
Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.
-
VIDEO
Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyjnë 50 efektivë dhe një helikopter! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie
Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.
-
VIDEO
Kodi ‘drakonian’ për të dehurit, shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë (VIDEO)
Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor hynë në fuqi prej 7 gushtit, teksa Policia nisi zbatimin e masave në të gjithë vendin, me fokus të veçantë te parandalimi i aksidenteve dhe ndëshkimi i sjelljeve që konsiderohen me rrezik të lartë për jetën e përdoruesve të rrugës. Për kreun e policisë rrugore masat e forta, sidomos për përdorimin e alkoolit, lidhen me numrin e madh të aksidenteve me vdekje të shkaktuara nga të dehurit në timon
-
VIDEO
I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës Kastriot Dyrmishi
43-vjeçari, i cili njihet edhe si Kastriot Dermishi, do të ekstradohet në Itali pasi Gjykata e Apelit në Firenze e ka dënuar me 14 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Nga ky dënim, Dyrmishit i kanë mbetur edhe 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.
-
VIDEO
Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet për herë të dytë IMT e Himarës, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës
Zbulimi nga policia i një objekti 5 kate pa leje në Qeparo çoi në shkrirjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë. Brenda 1 viti, kjo është hera e dytë që kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, shkrin këtë institucion lokal, për shkak të abuzimit me detyrën në lejimin e ndërtimeve pa leje
-
VIDEO
Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së, stërvitja në mes të liqenit bëhet virale
Mark Zuckerberg ka treguar edhe një herë pasionin e tij për artet marciale, duke u përballur në mes të liqenit me yllin e UFC-së, Merab Dvalishvili.
-
VIDEO
Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Krujë, pasi u kap në flagrancë në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Gjatë operacionit “Baruni”, bimët u asgjësuan me djegie.
-
VIDEO
“Valsi i yjeve”, poezitë e Lasgush Poradecit vijnë si këngë
“Valsi i Yjeve” quhet albumi me gjashtë këngë të reja i artistit Xhoni Jesku i frymëzuar nga gjashtë poezi të Lasgush Poradecit.
-
VIDEO
Edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik të Selenicës, 20 grupe të isopolifonisë dhurojnë spektakël në fshatin Kotë
Në Selenicë u mbajt edicioni i 4-të i festivalit folklorik, me pjesëmarrjen e 20 grupeve të isopolifonisë. Fitues u shpall grupi i Vezhdanishtit. Festivali u ndoq me interes nga vendasit dhe shumë të ftuar.
-
VIDEO
Duhet parë për t'u besuar, futbollisti krijon gol nga hiçi me një rivënie anësore akrobatike
Nader Mohammadi asistoi nga anësorja me një veprim akrobatik që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! 'Transballkanikja' dhe 'Lungomarja' akset më të ngarkuara
Edhe pse fundjava ka përfunduar, trafiku në Vlorë e Lezhë nuk është lehtësuar. Fluksi i pushuesve dhe numri i lartë i automjeteve që qarkullojnë në qytet vijojnë të krijojnë ngarkesë në rrugët kryesore, veçanërisht në zonat që të çojnë drejt bregdetit.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor, Vatoci: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë
Masat e ashpërsuara ndëshkojnë rëndë të dehurit në timon që janë përsëritës dhe që u hiqet përjetë patenta.