-
VIDEO
Devoll/ Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në ‘Lëndinën e Madhe’, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Bashkisë Devoll në qarkun Korçë.
-
VIDEO
Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Sarandë, ambienti përdorej si lavanderi! Zjarrfikësja reagon shpejt, shmanget përhapja e flakëve
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem në sistemin elektrik, por po punohet për të përcaktuar shkakun e tij.
-
VIDEO
Vlorë/ Përfshihet nga zjarri një kabinë e ujësjellësit në ‘Ujë të Ftohtë’, rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit në një zonë të banuar dhe turistike, ku ndodhen edhe objekte e hotele pranë vatrës së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë
Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një raportim situatës së zjarreve në Shqipëri, duke sjellë pamje nga zjarri i 2 ditwve mw parw nw Krujw, ku banorët iu bashkuan zjarrfikësve dhe forcave ushtarake në përpjekjet për të frenuar flakët që kërcënonin zonën.
Në qendër të raportimit është Shaban Hasani, i cili shihet duke përdorur degë pemësh për të larguar flakët që po i afroheshin pronës së tij, ndërsa helikopterët e ushtrisë hedhin ujë mbi masivin pyjor.
“Jam këtu për të mbrojtur pyllin sepse po digjet. Nuk e di si ka nisur zjarri, por tani ai po digjet dhe ne kemi dalë të mbrojmë shtëpitë tona, sepse rrezikohen”, tha Hasani për Reuters.
-
VIDEO
Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen
Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.
-
VIDEO
Zjarr në Orenjë të Librazhit, digjen shkurre e pemë, flakët pranë ndërtesave
Një zjarr ka rënë në fshatin Orenjë të Librazhdit duke djegur shkurre e pemë. Flakët u janë afruar edhe disa ndërtesave.
-
VIDEO
Kamioni përplaset me autobusin me pasagjerë në aksin Elbasan–Peqin, nuk ka të lënduar
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.
-
VIDEO
Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe 5 zyrtarë (VIDEO)
Tre të arrestuar dhe 5 zyrtarë në kërkim, prodhoi deri më tani një objekt 5 katësh i ndërtuar i gjithi pa leje në Qeparo. IMT e Himarës u shkri si institucioni i parë që duhej të kontrollonte territorin, ndërsa zinxhiri drejtues i policisë së Himarës në dhjetor të 2025-ës kur objekti ka nisur ndërtimin, u pezullua.
-
VIDEO
Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë
Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia identifikoi 21 autorë zjarresh të dyshuar që u arrestuan, 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. Zjarrvënia dënohet nga Kodi Penal, nga gjobë deri në 20 vite burg nëse ka fatalitete.
-
VIDEO
Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike
Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se, me rritjen e numrit të turistëve dhe të qarkullimit të mjeteve, rritet edhe përgjegjësia për garantimin e sigurisë në rrugë.
-
VIDEO
Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe 5 zyrtarë
Tre të arrestuar dhe 5 zyrtarë në kërkim, prodhoi deri më tani një objekt 5 katësh i ndërtuar i gjithi pa leje në Qeparo. IMT e Himarës u shkri si institucioni i parë që duhej të kontrollonte territorin, ndërsa zinxhiri drejtues i policisë së Himarës në dhjetor të 2025-ës kur objekti ka nisur ndërtimin, u pezullua.
-
VIDEO
Qendrat shëndetësore verore, Ministria e Shëndetësisë: Shërbim 24/7 për pushuesit vendas
Ministria e Shëndetësisë publikoi në rrjetet sociale, pamje nga puna e ekipeve mjekësore në qendrat shëndetësore verore të cilat ofrojnë shërbim 24/7 për pushuesit vendas e të huaj, në zonat bregdetare dhe turistike të vendit