-
VIDEO
Rama ‘sulmon’ Becchettin: Një maskara që s’duhej lejuar të investonte në Shqipëri! Qeveria jonë ka refuzuar disa koncesione për ndërtim hidrocentralesh në Vjosë
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme nga Fieri biznesmenin Francesco Becchetti, duke e quajtur atë një ‘maskara’ që sipas tij, është lloji i investitorëve që nuk duhen lejuar të investojnë në vend.
Rama gjithashtu sulmoi edhe kryedemokratin Sali Berisha, i cili sipas tij, dha leje për ndërtimine 12 hidrocentraleve në Valbonë.
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Rama nga Fieri: Nuk them që në protesta dalin agjentë dhe spiunë, por një pjesë e qytetarëve atje kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryeministri Edi Rama nga Fieri, në 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, preku edhe protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke thënë se ato janë të ndikuara nga forca të huaja.
Më tej kryeministri Rama tha se dikur Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie, për të vrarë ilegalisht me çifte kafshët dhe shpendët.
-
VIDEO
Ramës nuk i punon mikrofoni në Fier, kryeministri reagon me batuta: Te unë e gjetët? Doni që të thonë blogerët ‘i iku goja’?
Në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të PS në Fier, kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij i ka ndodhur një ‘incident’, pasi i ka ngecur mikrofoni.
Rama e kaloi me batutë këtë moment, duke ‘thumbuar’ edhe blogerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.
-
VIDEO
Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë!
Me entuziazëm, aktori Mehdi Malkaj mori fjalën në protestën për Zvërnecin duke thënë se Shqipëria ka qenë gjithnjë e re dhe është detyra e të gjithëve që ta mbrojnë.
-
VIDEO
Përsëritet thirrja e protestuesve për qeveri teknike: Rama të largohet me demokraci, mos na detyroni të marrim hapa që s’duam t’i marrim
Një qytetar i cili ka luftuar për UÇK tha se kryeministri Rama duhet të largohet me demokraci, ndërsa e akuzoi se ka tradhtuar Kosovën. Njësoj si disa parafolës, edhe ai shprehu qëndrimin se nevojitet qeveri teknike.
-
VIDEO
Aktori Gent Bejko: Këta ua kanë shitur shpirtin shejtanit, liderët e rinj janë midis jush!
Aktori Gent Bejko u tha protestuesve se liderët e rinj do të dalin prej tyre, ndryshe nga Berisha e të tjerët që “ua kanë shitur shpirtin shejtanit.”
-
VIDEO
Protestuesi reagon ndaj deklaratës së Ramës për Zvërnecin: Si bëhet vlerësimi mjedisor kur s'paska projekt?
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët e huaj se nuk ka projekt për Zvërnecin, një prej protestuesve në tubimin e sotëm i kërkoi kreut të qeverisë shpjegime se si mund të kryhet vlerësimi mjedisor në Zvërnec pa pasur më parë një projekt konkret. Ai gjithashtu e cilësoi kurth çdo thirrje të Ramës për negociata.
-
VIDEO
Protestuesi thirrje intelektualëve: Formoni një front politik!
Një protestues i ardhur nga Gjermania, i cili në bluzë ka të mbishkruar frazën “Diaspora është me ju”, u bëri thirrje intelektualëve të formojnë një front politik.
-
VIDEO
Protestuesi nga Mati: Banorët e Kurdarisë janë lënë në harresë, kanë 40 vjet pa rrugë e ujë të pijshëm
Protestuesi Arbër Lleshi nga Mati shprehu shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi, vështirësitë ekonomike, si dhe për gjendjen e banorëve të Kurdarisë, të cilët sipas tij prej 40 vitesh jetojnë pa rrugë dhe ujë të pijshëm, ndërsa uji i zonës po u merret për t’u dërguar në hidrocentralet, sipas tij, të lidhura "me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës."
-
VIDEO
Rama: Nga njëra anë më thonë njeriu i Sorosit, nga ana tjetër i Kushnerit.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët e huaj, kryeministri Edi Rama ironizoi gjithashtu akuzat që e lidhin herë me George Soros e herë me Kushner, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është të tërheqë investime në Shqipëri dhe se vendi nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike në SHBA.
-
VIDEO
Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, Rrjolli rrethohet me tela me gjemba! Banorët thërrasin protestë të shtunën
Biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj ka rrethuar me tela me gjemba kantierin ku po ndërton resortin ‘Blu Borgo’ në Velipojë.
-
VIDEO
Taksistët protestë në Sarandë, përplasje me policinë! Shoferët: Pirateria po na dëmton, bashkia hesht
Protestuesit dorëzuan një kërkesë zyrtare në bashki, ku ngrenë shqetësime për taksi nga qytete të tjera, automjete të agjencive turistike dhe mjete të tjera që, sipas tyre, kryejnë transport pasagjerësh në mënyrë të paligjshme.