-
VIDEO
Veliaj mungon në gjyq: Mbajtja në kafaz antikushtetuese!
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme.
-
VIDEO
Gjyqi për Laert Haxhiun, Cllevio paraqitet në GJKKO
Personazhi i njohur i TikTok, Kleviol Ahmeti (Cllevio) është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person
Raportohet se i plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, në gjendje të rëndë motoristi
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në sallën e reanimacionit.
-
VIDEO
Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë! 4 në pranga, 2 në kërkim!
Policia ka vënë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, kurse Kevin Vila dhe Bledar Avdillari ndodhen në kërkim. Gjithashtu janë sekuestruar 4 pistoleta dhe 3 automatikë, municion dhe sende të tjera.
-
VIDEO
Në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari! Pritet ekstradimi
Një 22-vjeçar është arrestuar në Shëngjin. I riu ishte shpallur në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje.
-
VIDEO
Në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari! Pritet ekstradimi
Një 22-vjeçar është arrestuar në Shëngjin. I riu ishte shpallur në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje.
-
VIDEO
Rama premtim nga Fieri: Së shpejti do i sjellim Shqipërisë një investim edhe më të madh sa ai në Zvërnec, diku mes Kavajës e Durrësit
Kryeministri Edi Rama premtoi se qeveria shqiptare do të sjellë mes Kavajës dhe Durrësit një investim edhe më të madh se ai në Zvërnec të Vlorës (prej 4 miliardë dollarë).
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Rama: Vlonjatët s’i bien shumë gjatë, prandaj nxjerrin heronj e dëshmorë! Ndryshe do nxirrnin blogerë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se për ‘Zvërnecin’ nuk ngrihet populli i Vlorës, por njerëz të tjerë që s’kanë asnjë lidhje me investimin.
Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku tha se vlonjatët nuk ngrihen që të kundërshtojnë investimin në Zvërnec, sepse sipas tij ata nuk nxjerrin blogerë, por heronj e dëshmorë.
-
VIDEO
Rama ‘sulmon’ Agron Shehajn: Ballist që s’di të lidhë 7 fjalë bashkë, e futën në Parlament! Përdor Call Centerat për të mbytur me helm faqet e kundërshtarëve!
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Partisë Mundësia, deputetin Agron Shehaj, duke thënë se përdor Call Centerat e tij për të goditur faqet e kundërshtarëve dhe për të marrë like e klikime.
Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku foli edhe për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Duke e quajtur Shehajn ‘ballist’, Rama tha se ai nuk di të lidhë 7 fjalë bashkë.
-
VIDEO
‘Nuk dashurohem me ty’- Socialistja në Fier rrëfen bisedën e para disa viteve me Ramën: Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me burrin në shtëpi
Kryeministri Edi Rama nga Fieri, ku ndodhej për 35-vjetorin e themelimit të PS-së së kësaj dege, ka kujtuar vitet e para kur u zgjodh në krye të kësaj force politike, bashkë me Rajmonda Stefën.
Rajmonda Stefa tregoi një bisedë të zhvilluar mes tyre disa vite më parë, kur i kishte thënë kryeministrit Edi Rama ‘Unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me Aqin në shtëpi’.
-
VIDEO
‘Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash’- Rama kritikon blogerët
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish ditën e sotme blogerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.