-
VIDEO
Vrasje në Kamëz, qëllohet me armë zjarri i riu! Policia e RENEA në kërkim të autorit të armatosur (EMRAT)
Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një kalçetoje ndërsa rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta. Viktima është dërguar në spitalin e Traumës nga persona të rastit, ndërsa ka ndërruar jetë ende pa mbërritur.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA/ Shtyhet gjyqi për të ëmën e Kryemadhit e 2 të tjerë! Pretenca më 15 qershor
Ndryshe nga seanca e shkuar kur munguan avokatët e Ema Çokut, shkaku kësaj here për shtyrjen e seancës u bë mungesa e mbrojtësve të Pirro Xhixhos, duke e bërë të pamundur vijimin e procesit.
-
VIDEO
Vrasja në Paskuqan/ Torba: Autori është larguar me automjet, është i armatosur
Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit pranë një kalçetoje. Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.
-
VIDEO
Gjyqi i aferës Partizani, GJKKO nuk lejon seancën live! Malltezi në bankën e të akuzuarit
Sot në GJKKO dëshmojnë disa personazhe të dosjes ‘Partizani’. Ish-drejtoresha e Sporteve Violeta Shqevi, thotë në gjyq se luftoi që të mos ndryshonte destinacioni i ambienteve, por varianti përfundimtar i ligjit, e miratoi. Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Genc Ruli, pritet të japë përgjigje se pse u desh nisja me urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive të kryeqytetit.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan/ Vritet një person, identifikohet autori! Dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto (EMRAT)
Autori është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimës të ketë nisur për një lojë kalçeto.
-
VIDEO
Dëmtohet Forumi Bizantin, arkeologia: Fëmijët të mos luajnë me historinë 1500-vjeçare
Forumi Bizantin i Durrësit përfaqëson një dëshmi të vyer të zhvillimit të Dyrrahut gjatë shekujve të parë të erës sonë.
-
VIDEO
Gjyqi i aferës “Partizani”, dëshmon sot Genc Ruli, ministri që me urgjencë ndoqi privatizimin! Në mbledhjen e qeverisë tha: Doktor, e japim 80% me letra me vlerë! Berisha: Bravo
Para togave të zeza të GJKKO, Genc Ruli do të duhet të përgjigjet se pse u desh nisja me urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.
-
VIDEO
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë, te rrethrrotullimi i Çoles, në lagjen 24 Maji.
-
VIDEO
Burg vrasësit të policit, Braçellari ‘kyç’ gojën për ngjarjen! Masa te Spitali i Traumës, rrezikon burgim të përjetshëm!
Gjyqtari Gentjan Sallahu u paraqit në spital për masën dhe në seancën që zgjati rreth gjysmë ore, ai ka kyçur gojën para gjyqtarit. Sipas prokurorisë, gjatë rrethimit të stallave, policia është përballur me të shtënat e Braçellarit, i cili qëlloi edhe pse efektivët ishin të veshur me uniformë dhe jelekët aniplumb. Kjo rrëzon versionin e nënës së autorit që tha se policia nuk i bëri me dije se kush ishte dhe as thirrje për t’u dorëzuar..
-
VIDEO
Sekuestrohet 1 kg heroinë në Tiranë, 2 persona të arrestuar, pranga Gëzim Muhametit, prej 20 vitesh në tregun e zi të drogës
Policia e Tiranës, në një operacion antidroge arrestoi 2 persona te Komuna e Parisit dhe u sekuestroi mbi 1 kg heroinë që e merrnin në Elbasan dhe që origjinën dyshohet se e ka nga Turqia. Mes të arrestuarve është Gëzim Muhameti, i njohur si “Gëzim Qorri”, prej vitesh i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit furnizonin me heroinë grupet në Tiranë.
-
VIDEO
Vlorë/ Alarm për lëndë plasëse poshtë një automjeti, nisin verifikimet, pronari në polici: Më kanë ndjekur sot disa persona
Deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë objekt i dyshimtë apo lëndë plasëse. Megjithatë, kontrollet po vijojnë për të përjashtuar çdo dyshim dhe për të garantuar sigurinë e zonës.