-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ Bienalja ndërkombëtare e karikaturës 'Niko Nikolla' në Korçë! Shfaqja '1984' tek Eksperimentali
Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon edhe mbrëmjen e sotme shfaqja “1984”, bazuar në veprën e George Orwell-it. Me dramatizim nga Jeton Neziraj dhe regji nga Dino Mustafić, ajo është një bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni”.
-
VIDEO
'Maskat' në aksion, shkulin pllakat e trotuarit dhe sulmojnë policinë
Të maskuarit kanë shkulur pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Protestuesi zjarr koshave të mbeturinave, policia hedh ujë
Mes sulmeve me gurë të protestuesve të maskuar ndaj policisë, kjo e fundit ka nisur të ndërhyjë me hedhjen e ujit. Një autobot është afruar për të fikur flakët në kazanët e mbeturinave.
-
VIDEO
Deputetët e PD distancohen nga protestuesit, Balliu ‘komanda’ në telefon
Për të shmangur incidentet me protestuesit te Ministria e Arsimit, deputetët e PD janë tërhequr më në hyrje të “Rrugës së Durrësit.”
-
VIDEO
Pas djegies së koshave, protestuesit hedhin molotov dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit
Pas djegieve të dy koshave të mbeturinave në mes të rrugës, protestuesit kanë hedhur molotov para Ministrisë së Arsimit.
Të maskuarit gjithashtu kanë gjuajtur me gurë drejt institucionit.
-
VIDEO
Videolajm/ Protestuesja maskohet si Balluku, bën fotografi para kordonit të policisë
Protestuesit ashtu edhe si në ditët e kaluara kanë zgjedhur të maskohen.
Një prej protestuesve ka zgjedhur të maskohet si Belinda Balluku, ndërkohë një protestues tjetër ka vendosur një maskë me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.
Së bashku me një tjetër të maskuar ata kanë pozuar para kordonit të policisë te Ministria e Arsimit.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit/ ‘Maskat’ shënjestrojnë policët, i gjuajnë me llastiqe
Disa protestues të maskuar janë radhitur para policëve te Ministria e Arsimit dhe qëllojnë me llastiqe.
Krah tyre ka 3 kosha mbeturinash që digjen
-
VIDEO
Berisha fut militantët në protestë, tensione me protestuesit: Përçarja i shërben Ramës! Të rinjtë: Demokratët të vijnë, Saliu e deputetët jo!
Protestuesit para Ministrisë së Arsimit i kanë pritur me ‘këmbët e para’ militantët e Partisë Demokratike që po përpiqen t’u bashkohen. Ata kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar, ndërsa kanë nisur edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur.”
-
VIDEO
Protestuesit përzënë militantët e Berishës, Flamur Noka ia faturon Arlind Qorit: Nuk ikim nga sheshi, Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një
Refuzimi i të rinjve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit ka irrituar Flamur Nokën, i cili ia faturoi Arlind Qorit thirrjet kundër Berishës.
Pavarësisht kordonit të krijuar nga protestuesit dhe thirrjeve “Berisha në burg”, Noka këmbënguli se askush nuk mund ta largojë PD-në nga sheshi, ndërsa tha se mbështetësit e Qorit “do ta marrin përgjigjen një për një”.
“Po ruajmë gjakftohtësinë, ne kemi dalë kundër Raës, ata kanë dalë kundër opozitës. Këtu PD nuk e shkul dot askush nga sheshi, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.
-
VIDEO
Protestuesit ndezin flakadanë, u vënë flakën koshave te Ministria e Arsimit! Policia thirrje: Mos bllokoni rrugën (VIDEO)
Protestuesit po ndezin flakadanë blu e të kuq, si dhe po djegin kartonë e kosha mbeturinash në rrugën para Ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit/ Gazment Bardhi, Saimir Korreshi e Xhelal Mziu mes turmës
Deputetët demokratë Gazment Bardhi, Saimir Korreshi e Xhelal Mziu janë të pranishëm në protestën te Ministria e Arsimit, por po qëndrojnë në hyrje të “Rrugës së Durrësit.”
-
VIDEO
Bashkohen dy protestat, të rinjtë krijojnë kordon për të penguar demokratët! Thirrjet “Berisha në burg” tensionojnë mbështetësit e PD-së
Bashkohen dy protestat në Tiranë, por jo protestuesit. Mbështetësit e Sali Berishës marshuan nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, por të rinjtë krijuan një kordon para tyre, duke mos i lejuar të afrohen më shumë. Thirrjet “Berisha në burg” tensionuan mbështetësit demokratë.
Një grup demokratësh arritën të çajnë kordonin dhe të afrohen pranë Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që të rinjtë vijojnë të pengojnë afrimin e mbështetësve të tjerë të PD-së. Protestuesit e rinj nuk ndalën as thirrjet “Opozitë e shitur”.