-
VIDEO
Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, hedhin molotovë te ‘Myslym Shyri’! Policia marshim
Protestuesit kanë hedhur molotovë në disa pika në rrugën “Myslym Shyri.”
-
VIDEO
Një grup i vogël protestuesish marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
Një grup i vogël protestuesish kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Policia i shpërndau me ujë nga bulevardi, ku nuk munguan sulmet me gurë e molotovë.
-
VIDEO
Sërish sulme autobotit të policisë, protestuesit i hedhin molotovë
Protestuesit e maskuar nuk po i reshtin sulmet me molotovë drejt policisë, duke shënjestruar sërish autobotin e ujit. Policia i ka shuar flakët duke përdorur një fikëse zjarri portative.
-
VIDEO
Ana ‘tjetër’ e protestës, përqafim mes protestuesit e policit
Më herët, para se të nisnin sulmet e protestuesve para kryeministrisë, një prej tyre përqafoi një efektiv.
-
VIDEO
Uji shpërndan protestuesit, policia merr ‘kontrollin’ e bulevardit
Policia ka ndërhyrë përsëri me ujë për të zhvendosur protestuesit, pas disa sulmeve radhazi me molotovë.
-
VIDEO
Protestuesit molotovë policisë, i spraps me ujë
Kanë nisur sulmet e para të protestuesve me molotovë drejt efektivëve te kryeministria. Ata kanë hedhur disa prej tyre drejt autobotit të ujit, por pa arritur ta prekin.
-
VIDEO
Protestuesi i maskuar i dhuron puthje kamerës
Protestuesi i maskuar që është bërë i famshëm për gjestet e tij paqësore, ka dhuruar sërish puthje me dorë para kamerës.
-
VIDEO
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët, thirrje për distancim nga dhuna
Pas molotovëve drejt policisë, protestuesit kanë hedhur të tjerë drejt Kullave Binjake. Policia i shoi menjëherë flakët në rrugë me fikëse zjarri. Uniformat blu po bëjnë thirrje për distancim nga aktet e dhunshme.
-
VIDEO
Gati për sulme, protestuesit e maskuar grumbullojnë gurët
Disa protestues të maskuar po grumbullojnë gurë, i shkulin dhe i hedhin në bulevard duke përgatitur sulmet drejt kryeministrisë e efektivëve.
-
VIDEO
Protestuesit ‘lojëra’ te kryeministria, lazerë autobotit të ujit, i pasojnë gurë njëri-tjetrit
Protestuesit po drejtojnë lazerë drejt autobotit të ujit që ndodhet në krah të kryeministrisë. Të tjerë, të maskuar, vijojnë sulmet me gurë.
-
VIDEO
LIVE STREAM - Tkurret protesta, vetëm një grup i vogël para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve te Ministria
Pas përplasjeve me militantët e Partisë Demokratike, të cilët i larguan nga protesta, të rinjtë vijuan tubimin para Ministrisë së Arsimit, që përshkallëzoi sërish në dhunë. Protestues të maskuar sulmuan me gurë e molotovë efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
-
VIDEO
Protestat në Tiranë, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes: Nuk hedhim gurin e fshehim dorën, Kosova s’është rivale e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri.