-
VIDEO
Aktet e dhunshme në protesta, Duraj: Të zakonshme! ‘Ndizet’ debati, Morava s’duron: Po i minimizon, je pro dhunës!
Diskutimi lidhur me protestat e dhunës kaloi në një debat në studion e Report Tv midis Kostana Moravës dhe Alban Durajt. Sipas avokatit, në çdo protestë ka akte vandale, ndërsa moderatorja iu përgjigj se deklaratat e tij janë minimizim i dhunës dhe përkrahje e saj.
-
VIDEO
Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Zef Brozi tha se i mbështet plotësisht protestat pasi vetë ka qenë pjesë e tyre, por nuk përkrah dhunën. Sipas tij, më të rrezikshmit janë ata që i financojnë të rinjtë e të miturit për t’i kryer. Mesazhi i tij kryesor për protestuesit është të protestojnë paqësisht, policia të tregohet e matur dhe Shqipëria të mos përgjaket e digjet.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Kostana Morava: Po manipulohen, kanë linçuar këdo që s’iu bashkua! Njerëzit heshtin nga frika, askush s’e do dhunën
Kostana Morava ka shprehur haptazi skepticizmin e saj lidhur me protestat e më shumë se dy javëve të fundit që janë karakterizuar nga dhuna. Moderatorja është e bindur se numrat virtualë janë shumë më të lartë se ata realë, çka ndikon edhe në vetë vërtetësinë e protestës. Sipas saj, ka vetëm një rrugë që protestuesit t’ia dalin mbanë.
-
VIDEO
Tkurret protesta, vetëm një grup i vogël para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, shpërndahen me ujë
Pasi larguan militantët e PD-së, të rinjtë marshuan në shi drejt Kryeministrisë, ku protesta vijoi me pjesëmarrje të ulët. Të maskuarit shkulën gurë nga bulevardi dhe hodhën molotovë ndaj policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë me presion. Sulme me Molotov, gurë e djegie koshash ka pasur edhe Ministria e Arsimit.
-
VIDEO
Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha: Ramës i dështuan përpjekjet për përçarje! Kryedemokrati thirrje: Protesta ka nevojë për mbështetje
Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se u përpoq të krijonte përçarje, ndërsa vetë shprehu sërish mbështetje për protestuesit dhe nxiti të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Sipas kreut të PD, përpjekjet për të krijuar përçarje u ndërmorën nga Arlind Qori dhe policia, por nuk ia dolën.
-
VIDEO
Plarent Ndrecës i ndalohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, mesazh drejtorit: Ligji lejon vizitën në çdo kohë! Kallëzim penal për autorët
Pak ditë nga transferimi në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është takuar dot me avokatin e tij, të cilit i është refuzuar hyrja me pretendimin se nuk ishte orar për vizita. Plarent Ndreca iu drejtua prokurorisë për të depozituar një padi ndaj drejtuesve të burgut për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Lazerë dronit, momenti kur protestuesit e rrëzojnë
Ndërsa në bulevard zhvilloheshin përplasje të herëpashershme me policinë, protestuesit ia dolën të dëmtonin një dron.
-
VIDEO
Protestueset ironizojnë me veshjet e policisë për Halloween: Maska më e frikshme
Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankartë ku ironizon ‘blutë’.
-
VIDEO
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Alban Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit! Kërkon të përvetësojë protestën e të rinjve
Partia Demokratike ka dështuar të përfaqësojë opozitën në vend dhe tani po përpiqet të marrë kontrollin e protestës së të rinjve. Kështu e komenton analisti Alban Daci në Report Tv përplasjen mes protestuesve dhe militantëve të PD-së.
-
VIDEO
Protestuesit përzunë militantët e Berishës, Alibeaj për Report Tv: Nis gara se kush do të jetë opozita, dy kandidatë për Tiranën në zgjedhjet e 9 majit
Përplasja mes të rinjve protestues dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët u përzunë nga para Ministrisë së Arsimit, sipas Enkelejd Alibeajt ka nxjerrë në pah ndarjen mes opozitës së vjetër dhe asaj që po lind nga protesta.
-
VIDEO
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, policia reagon me spraj, lëndohet edhe një gazetare! Qytetari kërkon ndryshimin e Kushtetutës
Një grup i vogël protestuesish janë rimbledhur para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj, ndërsa gjatë incidenteve është lënduar edhe një gazetare. Një prej protestuesve kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe hartimin e një Kushtetute të re, duke akuzuar Ramën dhe Berishën se kanë krijuar një sistem që nuk përfaqëson qytetarët.
-
VIDEO
Transferimi i Veliajt në Fier, Plarent Ndrecës i ndalohet takimi me kryebashkiakun: Je jashtë orarit zyrtar! Avokati shkon në prokurori për të bërë kallëzim
Avokati ka shkuar për vizitë, por nuk është lejuar të hyjë. Ndreca është duke kryer në këto momente një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit për shpërdorim detyre ndaj të gjithë punonjësve përgjegjës për pengimin e ushtrimit të detyrës së tij si avokat dhe ndalimin për t’u takuar me Veliajn.