-
VIDEO
‘Shtëpia 150 mijë euro u bë shkrumb e hi’, banori i ‘Arlis’: Kam fjetur jashtë
I mbetur nën qiell të hapur, një banor i pallatit tashmë të djegur ‘Arlis’ te Farmacia 10, thotë se shtëpia që e ka blerë 150 mijë euro, është bërë shkrumb e hi. Ai shpreh edhe acarimin që nuk po e lejojnë të shkojë të shohë cilat janë dëmet.
-
VIDEO
S’ka tolerime as për këshilltarin e PS, bashkia Shkodër prish shtesën e lokalit të Mirsad Bashës
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot për prishjen e një shtese objekti në pronësi të këshilltarit bashkiak të Partisë Socialiste, Mirsad Basha. Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), struktura ishte ndërtuar në hapësirë publike dhe për këtë arsye është ndërmarrë aksioni për heqjen e saj.
-
VIDEO
Tiranë/ Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, arrestohet ‘skifteri’ 38-vjeçar
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për vjedhje. Sipas njoftimit të bluve autori i dyshuar hynte në banesa nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar
-
VIDEO
Lezhë/ Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, nis hetimi për dy të rinjtë
Dy të rinj, do të hetohen në gjendje të lirë pasi dogjën një sasi të konsiderushme kabllosh, telash dhe gomash, në fshatin Pllanë, në afërsi të lumit Mat.
-
VIDEO
Zjarri te pallati i kompleksit ‘Arlis’, banori: Objekti ka marrë edhe njëherë flakë kur ishte duke u ndërtuar
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu dje një pallat të kompleksit ‘Arlis’, duke shkaktuar dëme mjaft të mëdha.
Një nga banorët e prekur thotë se në periudhën kur pallati ka qenë duke u ndërtuar është përfshirë njëherë nga flakët.
-
VIDEO
Pamjet prekëse, banorja në lot kur sheh pallatin e djegur te ‘Arlis’
Trishtim dhe dëshpërim për banorët që kanë humbur shtëpitë nga zjarri i frikshëm që përpiu pallatin në kompleksin ‘Arlis’ përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Një grua, e cila me gjasë mund të jetë banore, sheh drejt pallatit me lot në sy. Këtë mëngjes, ka pasur kureshtarë të shumtë që kanë shkuar në vendngjarje për të parë çfarë kanë lënë pas flakët.
-
VIDEO
Zjarri te pallati i kompleksit ‘Arlis’, 30 apartamente të prekura! Shkaku ende i panjohur, vijon të dalë tym nga ndërtesa
30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë të njërit prej bizneseve.
-
VIDEO
Zjarr i dyshimtë në Transballkanike, përfshihen dy automjete! Shkrumbohet totalisht një prej tyre, nuk raportohen të lënduar
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi fillimisht është hedhur lëndë djegëse në njërin prej mjeteve, i cili më pas është përfshirë plotësisht nga flakët.
-
VIDEO
Çmimi i naftës/ PD-PL të ndara në propozime, Bozdo: Ulje taksash! Blushi: Pezullim! PS i refuzon
Në Komisionin e ligjeve Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ngritën shqetësimin e çmimit të lartë të karburanteve, teksa propozuan ulje apo pezullim. Taksat e shumta që paguajnë qytetarët në çmimin e naftës për opozitarët janë problemi kryesor, ndaj ata propozuan ndryshime në skemën e taksave, por që u refuzuan nga socialistët.
-
VIDEO
Pamjet kur zjarri ‘përpin’ pallatin te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë, flakët përhapen me shpejtësi në gjithë godinën
Të tjera pamje kanë dalë nga zjarri që ‘përpiu’ ditën e sotme pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë.
Nga pamjet duket qartë momenti kur flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe në të gjithë faqen e pallatit, nga kati i parë deri te katet e fundit.
Nga zjarri mbetën të lënduar 11 persona, por pa pasoja të rënda. Fatmirësisht pas 4 orësh luftime me zjarret, flakët u vunë nën kontroll.
-
VIDEO
Ministri Lamallari viziton zjarrëfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri në kompleksin 'Arlis' në Tiranë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri që dogji pallatin në kompleksin "Arlis" në Tiranë. Lamallari tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se prej momenteve të para ka ndjekur nga vendgjarja rastin.
-
VIDEO
Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, 11 persona të lënduar! Beteja me flakët vijon prej orës 17:00, ndërhyhet me helikopter! RENEA në vendngjarje
Një pallat te 'Farmacia 10' në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur thuajse në të gjithë godinën, ndërkohë veç forcave zjarrëfikëse dhe Policisë, në terren kanë shkuar edhe forcat RENEA, si dhe një helikopter. Deri më tani raportohet se nga flakët janë lënduar 11 persona. Fatmirësisht me dhjetëra banorë janë evakuar.