-
VIDEO
Diskutimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ PS bën hapa pas: Nuk miratohen pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese
PS në Parlament ka bërë një hap pas, duke siguruar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në rregulloren e parlamentit pa u zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë në këshillin për rregulloren në parlament nisën diskutimet për këto ndryshime që PD i kundërshton.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Tropojani bosi i rrjetit të call center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’! Frika nga dekonspirimi? Prokurorja ndërhyri me austriakët, policia u njoftua në sekondat e fundit
Report Tv zbulon se pas 3 call center-ave në Tiranë, dyshohet se fshihet Granit Pepnika. Një punonjëse e penduar i tregoi hetuesve zyrën e tij, ku iu sekuestrua edhe kompjuteri personal. Ndaj tij pritet urdhër arresti, por megjithë provat e shumta të gjetura dhe 10 personave të arrestuarve, që shihen si indicie se operacioni nuk është dekonspiruar, Pepnika dyshohet se ka lënë vendin.
-
VIDEO
Mashtrim me TVSH, sekuestrohen 73 mln lekë llogari bankare të 6 kompanive! I shkaktuan shtetit mbi 500 mijë euro dëm
Një tjetër skemë e organizuar mashtrimi me TVSH-në dyshohet se është krijuar mes bizneseve të ndryshime. Prokuroria e Tiranës njofton se janë 6 bizneset që kanë lëshuar fatura fiktive në vlerë mbi 73 mln lekë me qëllim përfitimin e paligjshëm të TVSH-së dhe shmangien e taksave. Janë bllokuar 6 llogari, ndërsa hetimet vijojnë.
-
VIDEO
Në Shqipëri, mbi 1 milion banesa, por vetëm 6% kanë një sigurim nga zjarri
Sigurimi i banesave nga zjarri në Shqipëri është vullnetar, me përjashtim të rasteve kur banesa/prona blihet me kredi. Në këtë rast, duhet të bëjnë një kontratë sigurimi për të mbrojtur pronën nga zjarri dhe dëmtime të tjera.
-
VIDEO
Tiranë/ Transporti publik në kaos, sot 40% më pak autobusë! Qytetarët: Jemi në hall, s’dalim për qejf! Operatorët: Pezullim nëse nuk ka subvencione për naftën
Reduktimi me 40% i flotës së urbanëve në Tiranë, për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe mungesës së subvencionimit, ka sjellë pritje të tejzgjatura për qytetarët dhe kaos me transportin publik. Operatorët paralajmërojnë masa edhe më drastike, duke shkurtuar më tej numrin e autobusëve në shërbim apo pezullim linjash nëse situata nuk ndryshon.
-
VIDEO
Katër të arrestuar për zjarrin në pallatin 'Arlis'! Banorët në lot: Moment tragjik, fasada si karton! Kamerat nuk zbulojnë kush i 'ndezi' mbetjet e marketit
Arrestohen administratori i pallatit, inxhinieri i ndërtimit, administratori i kompanisë që bëri fasadën, si dhe menaxherja e një marketi në katin e parë, ku dyshohet se ra zjarri në disa mbetje kartoni të lëna jashtë. Pronari i Arlis, Armand Lilo dhe kontraktori i ndërtimit të pallatit, po hetohen në gjendje të lirë. 30 apartamente të shkatërruar, banorët akuzojnë për cilësinë e dobët të materialit në fasadë.
-
VIDEO
Integrimi, Dhuka: Kemi nevojë për eksperiencën e diasporës! Jaupaj: Keni sjellë modelet më të mira të ekonomisë
Procesi i integrimit ka nevojë edhe për rolin e diasporës, tha ministrja e Shtetit Majlinda Dhuka në ditën e tretë të Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë. Në fazën ku është vendi, Dhuka tha se eksperienca e emigrantëve, imazhi dhe zëri i tyre ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces.
-
VIDEO
Kërcënuan me armë zjarri të riun për t’i marrë 30 mijë euro, tre të arrestuar në Vlorë (EMRAT)
-
VIDEO
‘Ju jeni zëri ynë!’ Majlinda Dhuka në Samitin e Diasporës: Ftojini miqtë të investojnë në Shqipëri
Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, u kërkoi shqiptarëve të pranishëm në Samitin e Diasporës që t’i bëjnë jehonë popullit shqiptar për të dhënë kontributin e tyre në procesin e anëtarësimit. Ministrja e Shtetit bëri thirrje për lartësimin e imazhit të Shqipërisë, teksa tha se ata mund të bashkëpunojnë në programe të veçanta.
-
VIDEO
Si nisi zjarri masiv pranë QSUT? MOMENTET e para ku mori flakë pallati
Një pallat i kompleksit "Arlis" te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
-
VIDEO
‘Ku është Braho’, banorja nga Kurbini hipën mbi kangjella dhe futet në oborrin e SPAK: Majlinda Cara më ka përvetësuar pronat
Drane Gjoka akuzon Bashkinë e Kurbinit dhe kryebashkiaken Majlinda Cara se i kanë përvetësuar pronën.
-
VIDEO
Vodhën një biznes në Batër të Matit, 2 në pranga dhe 1 në arrati, sekuestrohen mallrat e vjedhura
Sipas policisë, tre të rinjtë kanë marrë një sasi mallrash nga subjekti tregtar dhe dyshohet se gjatë vjedhjes kanë përdorur edhe mjete të forta dhe një automjet për t’u larguar.