-
VIDEO
‘Kallëzues inekzistentë’, Veliaj padi për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë e Tiranës: Zbuloni kush fshihet pas Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon që organi i akuzës të zbulojë kush fshihet pas ‘Nesti Angonit’ dhe ‘Nasta Pëllumbit, teksa e cilëson një ndërhyrje flagrante në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale që cenon sigurinë juridike e funksionimin e institucioneve shtetërore.
-
VIDEO
Partia Demokratike në protestë para kryeministrisë/ 'Piramida' rrethohet me gardh, të rinjtë mblidhen për koncert
Një koncert është organizuar te ‘Piramida’ në qytet që prej orës 18:00 të pasdites sot e që pritet të zgjasë deri pas mesnate. Ky organizim përkon në të njëjtin orar me protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që pritet të mbahet fare pranë koncertit, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara kryeministrisë.
-
VIDEO
Me pistoletë në ulësen e motoçikletës, arrestohet 23-vjeçari në Kamëz! Pranga edhe pasagjerit 18-vjeçar
Në ulësen e motoçikletës iu gjet një pistoletë me municion, kurse në shtëpi iu sekuestrua 1 armë gjahu, 1 armë sportive. Armët, maska dhe motomjeti u sekuestruan.
-
VIDEO
Kishte fshehur 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
30-vjeçari u kap në flagrancë ndërsa po hynte në këtë shtëpi, e cila ndodhej pranë së tijës, në përpjekje për të marrë kanabisin.
-
VIDEO
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet në Tiranë 21-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër
Një 21-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. I riu u kap në Qafë Kashar
-
VIDEO
Zjarri te kompleksi i ‘Arlis’, zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur: Bonus qiraje për banorët, presim hetimin për të zbuluar shkakun dhe përgjegjësit
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar te pallati i djegur i kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 në kryeqytet.
-
VIDEO
Denar Biba zgjidhet kryetar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, miratohen në Kuvend projektligjet e rendit të ditës
Me votat e mazhorancës, por edhe me disa vota 'të rrjedhura' nga opozita, janë miratuar në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës.
-
VIDEO
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: SPAK po zvarrit hetimet, Kuvendi të ‘ndërhyjë’ me rezolutë! Berisha vrau për të ruajtur pushtetin
Mark Nika që prej vitesh kërkon drejtësi për nipin e tij, të vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011-s, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Ai thotë se ka marrë gatishmëri nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, për të hartuar qoftë edhe një rezolutë, për hetimet që sipas tij po zvariten.
-
VIDEO
Ndryshimet e shpeshta të çmimit të naftës nga Bordi/ Braçe: Imagjino çfarë na kanë bërë tregtarët që prej 2025, çmimin e fiksuan e s’e lëviznin
Tregtarët e naftës mund të kenë abuzuar në të kaluarën me çmimet, referuar ndryshimeve të fundit që po reflekton Bordi i Transparencës, deklaroi deputeti Erion Braçe. Ai kërkoi që Bordi të publikojë çmimin e naftës pa taksa që hyn në Shqipëri dhe të rrisë transparencën, ndërsa ngriti shqetësime edhe për mungesën e fiskalizimit dhe mosdhënien e faturave në pikat e karburantit.
-
VIDEO
‘O hajdut i vogël’- Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: E ke bërë si legen njëherë, ke ardhur dhe ke kërkuar falje!
Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat të ashpër sot në Kuvend.
Përplasja mes tyre nisi pasi Shehaj e quajti Braçen ‘hajdut i vogël’, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai ishte ulur në Kuvend, dhe ti kërkonte llogari.
Braçe i tha Shehajt se një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më parë, por sipas tij, deputeti i ‘Mundësia’ i kishte kërkuar më pas falje.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ ‘And’rra e Nan’Terezës - Njerëzorja hyjnore’, në Pogradec! ‘Muse-X Festival’, te Piramida
Jeta dhe vepra e akademikut nga Gjakova, Zeqirja Ballata do të vijë në një leksion të hapur në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, nesër. Në përmbyllje do të interpretohen edhe dy vepra nga krijimtaria e kompozitorit.
-
VIDEO
DOSJA e mashtrimit me Call Center/ Dyshja kryesore përfitoi 8 mln $ kripto, Dalla u siguronte internetin dhe fshihte IP! Lihen në burg 5 nga 10 të arrestuarit
Përfituesit e kriptovalutave janë dyshja me pikë Exchange, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha, ndërsa personi që i jepte garanti se lidhjet e internetit nuk do gjurmoheshin, është Eduard Dalla. Grupi regjistronin në QKB biznese dhe adresa fiktive, por zyrat reale u zbuluan duke gjurmuar disa punonjës të dyshuar me IMSI Catcher.