-
VIDEO
Shkon keq tentativa e parakalimit, përplasen dy makina në aksin Berat-Dimal! Plagosen shoferët
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në tentativë për të parakaluar. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, Kristaq Stefa, 69 vjeç dhe një 52-vjeçar. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, ata janë transportuar drejt Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Argjendaria në Pogradec sërish në objektivin e hajdutëve, pronari: Kanë tentuar mbi 3 herë, autorët s’janë gjendur! Kësaj radhe ikën duarthatë
Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies së alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.
-
VIDEO
8 muaj e mbyllur, rihapet për qarkullim ura e Milotit! Do të jetë funksionale dhe për 7 vite
Pas 8 muajsh e mbyllur për shkak të dëmtimit në këmbët mbajtëse, është hapur për qarkullimin e mjeteve, ura e Milotit. Pas rikonstruksionit, jetëgjatësia e urës është rritur deri në 7 vite, ndërsa pesha e lejuar për kamionët do të jetë deri 13 tonë.
-
VIDEO
Peqin/ Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në magazinën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, vetëdorëzohet në polici dhe pezullohet nga detyra! Në kërkim përgjegjësi i OSHEE-së (VIDEO)
Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se "gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave". Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
VIDEO
Policia publikon PAMJET nga magazina me kanabis e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës
Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se "gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave". Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
VIDEO
Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij! Petraj: Njerëzit largohen nga kjo forcë politike kur shohin fatin e Salianjit
Nard Ndoka nuk i kurseu kritikat kundër Sali Berishës, teksa deklaroi se ish-kryeministri ka penguar që PD të jetë një forcë demokratike. Nga ana tjetër, për avokatin Petraj, PD ka një nevojë urgjente që të hapet drejt njerëzve dhe ideve të reja.
-
VIDEO
Raporti/ Rritet krimi në Shqipëri, mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet numri i vrasjeve! Tirana kryeson hartën
Kriminaliteti në 2025-ën shënoi rritje të ndjeshme me afro 5700 vepra penale me shumë, por me një rënie të vrasjeve. Raporti vjetor i Ministrisë së Brendshme tregon se Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të krimeve në vend, ndërsa Gjirokastra, rezulton qarku më i qetë
-
VIDEO
Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabisi në magazinën e tij, MOMENTI kur Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici
-
VIDEO
VIDEO nga magazina me kanabis e Drejtort të Burgut të Rrogozhinës
Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në bodrumin e një magazine në fshat Kurtaj të Peqinit.
Sipas policisë, banesa i përket Bilal Hasës, i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë.
-
VIDEO
Bypass i Shëngjinit pritet të hapet këtë sezon veror edhe pse projekti përfundon plotësisht vitin e ardhshëm! Ndreu: Eliminon trafikun
Bypassi i Shëngjinit do të hapet provizorisht këtë sezon veror, pasi është shtruar traseja. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Lezhes, i cili shtoi se rruga e re do të jetë plotësisht e perfunduar në pranveren e 2027-ës.
-
VIDEO
Nafta arrin 217 lekë/litër, Lapaj: Karburanti është palca e ekonomisë! Qeveria duhet të heqë TVSH derisa çmimi të stabilizohet në tregjet ndërkombëtare
Çmimi i naftës arriti këtë të enjte në 217 lekë/litër. Adriatik Lapaj thotë se kjo gjë mund të ndikojë në çmimin e ushqimeve, perimeve, frutave e shërbimeve të tjera.
-
VIDEO
Atentati në Rinas/ Merren të pandehur ish-drejtori i AMP dhe shefi i Shërbimeve, punësuan ‘agjentin’ e Shullazit me urgjencë për llogari të krimit
Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit. Edhe Gëzim Sala është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, pavarësisht se Apeli e ka rikthyer në detyrë.