Policia publikon PAMJET nga magazina me kanabis e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

19 Mars, 20:14 | Përditesimi: 19 Mars, 20:14

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se "gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave". Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    I.M/Shqiptarja.com