Argjendaria në Pogradec sërish në objektivin e hajdutëve, pronari: Kanë tentuar mbi 3 herë, autorët s’janë gjendur! Kësaj radhe ikën duarthatë

20 Mars, 09:08 | Përditesimi: 20 Mars, 09:08

Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies së alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.

A.M/Shqiptarja.com