-
VIDEO
Durrës/ I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 43 vjeçari me dy identitete
Rexhep Muka alias Kreshnik Muka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
-
VIDEO
Tiranë/ 42-vjeçari arrestohet me 10 kg kanabis, momenti kur policia i pret rrugën dhe e shtri në tokë për t’i vendosur prangat
Arrestimi i tij është filmuar me dron teksa shihet momenti që efektivët e policisë i presin rrugën dhe në moment e zbresin nga automjeti duke e shtrirë në tokë për t’i vendosur prangat.
-
VIDEO
Bomba molotovi, mjete piroteknike dhe kapuça për tu maskuar, çfarë gjeti policia brenda çantave të militantëve të Berishës
Ashtu si dhe në herët e tjera, protestat e Sali Berishës nuk prodhojnë asnjë risi përveç dhunës së ushtruar nga mercenarë të PD-së duke mos kursyer efektivë të policisë dhe më e keqja në rastin e fundit, as xhaminë e Namazgjasë.
-
VIDEO
Dëmtimi i rrugës në aksin Librazhd-Përrenjas 'paralizon' juglindjen, bllokohet totalisht qarkullimi për të gjitha mjetet! Ja rruga alternative
Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, vijon rrëshqitja e dherave edhe këtë të shtunë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PD dhunë e molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit te 167 milionë euro për pensionistët e deri tek Bes Kallaku nis bashkëjetesën me partneren e re.
-
VIDEO
Aktet e dhunës nga ‘kryengritësit e armatosur’ të Berishës, momenti kur militantët nxjerrin nga çanta molotovët, sulmojnë policinë dhe kryeministrinë
Demokratët rekrutojnë të mitur për t’i nxjerrë në vijën e parë. ‘Grupi i zjarrit’ ishte i maskuar mirë, kësaj radhe u kishin dhënë dhe çadra për të fshehur fytyrat dhe pse nuk kishte asnjë pikë shi.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD/ Bardhi: 41 të shoqëruar, mes tyre edhe të mitur! Nuk kanë kryer shkelje të ligjit
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi deklaroi se 41 protestues janë shoqëruar nga policia, mes tyre të mitur.
Bardhi hodhi poshtë akuzat se të miturit po përdoren në protestat e dhunshme në PD dhe shtoi se ata nuk kanë kryer shkelje,
-
VIDEO
PD 2 orë dhunë, molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursehet as xhamia! Berisha i quan të vetët ‘kryengritës të armatosur’! 41 të shoqëruar
Mbi 2 orë dhunë dhe luftë guerile rrugëve të Tiranës pas një proteste me pjesëmarrje dhe fjalime të vakëta i rezervoi kryeqytetit Partia Demokratike këtë të premte. Në mënyrë të paprecedentë molotovëve nuk i shpëtuan as besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.
-
VIDEO
Militantët hodhën molotovë tek xhamia, Berisha mallkon policët: Ju vraftë zoti, ju ndërpretë lutjen
Aktet e dhunës të ushtruara nga militantët, Berisha ‘nuk i sheh’ dhe sipas tij, shkak për ndërprerjen e lutjes së besimtarëve myslimanë, është bërë Edi Rama. Berisha thotë se hedhja e gazit lotsjellës në xhami, ka bërë që besimtarët të ndërpresin lutjen.
-
VIDEO
Policia shpërndan protestuesit e dhunshëm, gazi lotsjellës bie edhe në oborrin e selisë së PD
Gazi lotsjellës i hedhur nga Policia për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm të Sali Berishës, ka rënë edhe në oborrin e selisë së PD-së, konkretisht në ambientet e jashtme të lokalit që ndodhet aty pranë.
-
VIDEO
Hodhën molotovë drejt Xhamisë, dhëndri Malltezi dhe Noka ‘inspektojnë’ dëmet që shkaktuan militantët
Militantët e Sali Berishës nuk kursyen as xhaminë e Namazgjasë duke hedhur molotovë ndaj saj ndërsa besimtarët po luteshin. Por, pas këtyre akteve të dhunshme, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe besniku tjetër i Berishës, Flamur Noka u shfaqën në xhami për të ‘inspektuar dëmet’.
-
VIDEO
Afro 3 orë protestë, militantët e Berishës shpërthejnë fishekzjarre drejt policisë afër xhamisë së Namazgjasë
Ndërsa dukej se dhunës dhe vandalizmit të militantëve të Sali Berishës po i vinte fundi në protestën e mbrëmjes së sotme, një numër i lartë fishekzjarresh u shpërthyen drejt policisë, pranë xhamisë së Namazgjasë, në Tiranë. Protesta ka nisur që prej orës 18:30.