-
VIDEO
Molotovët e militantëve të Berishës, kaos te xhamia! Imami për Report Tv: Një pjesë e besimtarëve kanë mbetur brenda, po mundohemi t’i orientojmë
Situatë problematike te xhamia e Namazgjasë, drejt së cilës u hodhën molotovë. Një imam tha për Report Tv se një pjesë e besimtarëve kishin mbetur brenda në xhami, ndërsa në zonë është hedhur edhe shumë gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Dhuna në protestën e opozitës, një prej protestuesve i bie bombola e gazit lotsjellës në kokë
Një prej protestuesve në protestën e Berishës është goditur në kokë nga një bombol gazi lotsjellës. Efektivët kanë hedhur gaz për të shpërndarë qytetarët që po kryenin akte dhune drejt policisë në rrugën e Elbasanit.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Berishës, policia shoqëron disa militantë të PD
Policia ka shoqëruar disa militantë të PD, në protestën e dhunshme të Sali Berishës. Dy të tjerë u shoqëruan më parë në polici, pasi kishin çanta me molotovë.
-
VIDEO
Të mitur e militantë hedhin gurë e molotovë në Rrugën e Elbasanit, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
Policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës në Rrugën e Elbasanit me qëllim shpërndarjen e protestuesve që vijojnë të hedhin molotovë e sende të forta në drejtim të policisë. Siç shihet dhe nga pamjet, ka dhe të mitur që po hedhin gurë në drejtim të efektivëve.
-
VIDEO
Militantët e Berishës i hedhin molotov autobotit të ujit te Ura e Lanës, mjeti përfshihet nga flakët
Militantët e Sali Berishës i kanë hedhur molotov autobotit të ujit që ndodhej te Ura e Lanës, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm.
Automjeti është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit në kohë.
-
VIDEO
Muaji i shenjtë i Ramazanit! Militantët e Berishës hedhin molotovë, besimtaret falen në Xhaminë e Namazgjasë
Ndërsa militantët e Sali Berishës po hidhnin molotovë te Kuvendi, besimtaret nuk e ndërprenë për asnjë moment faljen tek xhamia e Namazgjasë, pak metra larg godinës së parlamentit. Protestuesit po vijonin me aktet e dhunës, ndërsa në sfond dëgjohej edhe hoxha i cili thërriste ezanin në muajin e shenjtë të Ramazanit.
-
VIDEO
Vijojnë aktet e dhunës, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit
Militantët e Sali Berishës i kanë vënë zjarrin koshave që ndodhen para godinës së Parlamentit.
Vënia e zjarrit është në vijim të akteve të dhunës nga militantët e PD-së, ku më herët u hodh molotov para godinës së Kryeministrisë.
-
VIDEO
Pas kryeministrisë, radhën e ka parlamenti! Militantët hedhin molotovë, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë
Pas akteve të dhunës të ushtruara përpara kryeministrisë, tashmë radhën e ka godina e Parlamentit. Militantët e Berishës kanë hedhur molotov në pjesën e përparme të parlamentit ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë. Molotovët janë hedhur shumë pranë kordonit të policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
-
VIDEO
Sulmi i 'grupit të zjarrit' ndaj Kryeministrisë, në bulevard shihen edhe fishekzjarrë e molotovë të pashpërthyera
Militantë të PD hodhën fishekzjarrë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, pas mbarimit të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha.
Por pamjet e Report Tv tregojnë se ka pasur dhe fishekzjarrë e molotovë të pashpërthyera, që kanë mbetur në bulevard
-
VIDEO
Hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, militantët e Berishës i drejtohen godinës së Kuvendit
Militantët e PD, pas hedhjes së molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë, po shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Ky skenar është parë edhe në protestat e mëparshme.
-
VIDEO
Berisha nga protesta: U ngritëm si feniksi nga hiri, sytë dhe mendjet e njerëzve janë te ne! Do shpëtojmë Shqipërinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se PD është opozita e vërtetë, pasi është ngritur sipas tij, si feniksi nga hiri.
-
VIDEO
Rama në SHBA, militantët e Berishës shtojnë numrin e flamujve amerikanë në protestë