-
VIDEO
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë
28-vjeçari i arrestuar kishte qenë më parë i dënuar në Itali për grabitje dhe i është ndaluar hyrja në këtë shtet për 10 vite.
-
VIDEO
Motomjeti përplaset me makinën në aksin Lushnjë–Berat, dërgohet në spital motoristi
Aksi i vjetër rrugor Lushnjë–Berat është pothuajse i frekuentuar vetëm nga mjetet e banorëve të disa fshatrave dhe nuk ka trafik të rënduar, pasi shumica e lëvizjeve kryhen nga aksi i ri, që nuk kalon brenda fshatrave.
-
VIDEO
Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori Land Derjai
Ngjarja e rënë ndodhi më 21 shkurt në lagjen Nr.3 të Kavajës. Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit Isufi që të largonte makinën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, gjatë të cilit Land (Puja) Derjai ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në zemër Skerdilajd Isufin.
-
VIDEO
Shpëtohet 22-vjeçari që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një 42 -vjeçari të zhdukur
Sipas burimeve nga banorë të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë lundrimit me kanoe, kur njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. 22-vjeçari ngeci mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.
-
VIDEO
Bllokohet në Kanionet e Osumit 22-vjeçari, u fut vullnetar për gjetjen e Ilir Kurtit! Vijon operacioni për shpëtimin e të riut
22-vjeçari ka ngecur mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle, ku vijon prej orësh të qëndrojë në ujë në kushte tepër të vështira.
-
VIDEO
Trafiku kilometrik në aksin Maliq - Moglicë, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit
Për shkak të rradhës në aksin Maliq - Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri. Bëhet fjalë për qindra mjete të cilët po i drejtohet Tiranës, mes tyre ka familjarë dhe fëmijë.
-
VIDEO
ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative, trafik kilometrik në aksin Maliq-Gramsh, numër i lartë automjetesh nga Korça për në Tiranë
Aksi Maliq-Gramsh është bllokuar nga trafiku kilometrik, kryesisht i makinave që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës. Ky aks u sugjerua si rrugë alternative për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec. Në aksin Maliq-Gramsh u raportuan të bllokuara 3 trajlera, ndonëse thirrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar vlente vetëm për mjetet e vogla.
-
VIDEO
Tre trajlera bllokohen në rrugën Maliq-Gramsh! Aksi alternativ u sugjerua nga ARRSH vetëm për mjetet e vogla
Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat, pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.
-
VIDEO
Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
Pavarësisht lajmërimit që prej mëngjesit të kësaj të shtune për bllokimin e rrugës në aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët sërish kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt juglindjes.
-
VIDEO
Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë/ Autori e qëlloi me thikë se i bllokoi rrugën, ende asnjë gjurmë prej tij
Autor i ngjarjes është Gazment Buçpapaj, i shpallur në kërkim dhe sipas dëshmisë së gruas së tij, arsye e konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës. Buçpapaj i ka rënë borisë për t'i hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar.
-
VIDEO
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks
Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj. Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
-
VIDEO
42-vjeçari arrestohet me 10 kg kanabis, prej kohësh nën vëzhgim! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
Arrestimi i tij është filmuar me dron teksa shihet momenti që efektivët e policisë i presin rrugën dhe në moment e zbresin nga automjeti duke e shtrirë në tokë për t’i vendosur prangat.