-
VIDEO
18-vjeçarja e plagosur në hotelin e tij, historiku i krimeve të Vladimir Gjutës! I arrestuar më parë për konfliktin me Saimir Tahirin! Shkoi me armë te selia e PS ku ishte Rama
Vladimir Gjuta i arrestuar për moskallëzim krimi për vetëplagosjen e 18-vjeçares hotel ‘Gjuta’ është një emër i njohur i botës së krimit. Gjuta është një 46 vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë. Me arsim 8-klasë, ai ka një skedë të pasur me probleme me drejtësinë. Emri i tij u lakua për herë të parë në vitin 2013, ku u dyshua si i përfshirë në një konflikt të armatosur me një person tjetër me rekorde në Kukës për një borxh. Në atë kohë, të dy nuk pranuan se ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe çështja u mbyll.
-
VIDEO
Asnjë në qeli për sulmet me molotovë kundër policëve, Gjykata e Tiranës cakton detyrim paraqitjeje edhe për 14 militantët e tjerë të Berishës
Në dy ditë seanca, Gjykata Penale e Tiranës, liroi 21 protestuesit e arrestuar për sulmet e dhunshme në protestën e PD-së, që lanë të plagosur 16 efektivë dhe nuk kursyen as punonjësit e medias. Vendimet janë marrë nga dy gjyqtarët: Sokol Mara dhe Gentjan Jahjolli.
-
VIDEO
Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës, në pranga 3 të rinj
Shkodër - Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.
Në pranga për këtë veprimari kriminale kanë rënë tre të rinj të moshës 25, 26 dhe 27 vjeç.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë i gjetën një prej të arrestuarve edhe një thikë.
-
VIDEO
Tiranë/ E kishte kthyer shtëpinë në 'arsenal armësh', arrestohet 63-vjeçari (EMRI)
Tiranë- Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e Muhamet Çeçës në fshatin Kllojkë, Bërzhitë, blutë sekuestruan 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
-
VIDEO
Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt! Qëllojnë me gurë fadromat! Policia në vendngjarje
Banorët e Rrjollit në Velipojë pretendojnë pronësinë e tokës, pronë e trashëguar që nga hera nga paraardhësit. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore.
-
VIDEO
Mat/ Në gjendje të dehur në timon dhe me pushkë, arrestohet 46-vjeçari
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me makinë i armatosur dhe në gjendje të dehur.
Ai u kap nga uniformat blu teksa po lëvizte me makinën tip ‘Volkswagen’ në segmentin rrugor Burrel-Komsi.
Arma e zjarrit pushkë dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.
-
VIDEO
Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë në Hotel Gjuta! Policia nxiton: U vetëplagos! Ndalohen pronarët e hotelit, në kërkim i dashuri (EMRAT)
TIRANË- Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë. Ngjarja është e mbushur me mister, pasi dinamika dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa Policia ka ndaluar pronarët e hotelit dhe në kërkim është djali i tyre, i cili ishte i lidhur me vajzën 18-vjeçare.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Policia në një njoftim paraprak tha se “nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri”, por gjithsesi hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë
-
VIDEO
Përmet/ Rrëshqitje dherash në lagjen ‘Sade’, banorët: Ra mali, na hyri balta brenda shtëpisë
Prej më shumë se një muaji, në lagjen Sede të Përmetit ka rrëshqitur masivi i dherave nga mali, duke përmbytur 10 banesa. Situata është mjaft kritike dhe Bashkia ka kërkuar ndihmën e Shërbimit Gjeologjik për të bërë një vlerësim, pasi erozioni është kërcënim i vazhdueshëm për banorët.
-
VIDEO
Grabiti 800 mijë lekë në bankën ku bënte pagesa, ja kush është sipërmarrësi Bardhyl Fusha! Shiti kompanitë pasi u ‘mbyt’ në borxhe, jeton me qira
-
VIDEO
Kultivim dhe trafikim i lëndëve narkotike, 3 të arrestuar në Kukës! Sekuestrohet edhe 459 gr kokainë
Tre persona kanë rënë në pranga pas një operacioni antidrogë të kryer në qytetin e Kukësit.
-
VIDEO
Kolegu i tyre u përfshi nga flakët e molotovëve të protestuesve të Berishës, kameramanët protestë ndaj deputetëve të PD! Nuk i filmojnë para Gjykatës së Tiranës
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Berishës me molotov, nipi i gazetarit të ‘pavarur’ Çim Peka mes 7 të miturve që u arrestuan! Gjykata i lë në detyrim paraqitjeje
Nipi i mitur i gazetarit Çim Peka ishte mes 21 të arrestuarve për dhunën në protestën e PD. Ata akuzohen për 6 vepra të rënda, ndërsa sot në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë, i shkuan dhe deputetë demokratë. Operatorët ulën kamerat dhe nuk i filmuan deputetët që mbështesin dhunën, në revoltë për kolegun e tyre që u përfshi nga flakët e molotovit në protestë.