TIRANË- Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë. Ngjarja është e mbushur me mister, pasi dinamika dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa Policia ka ndaluar pronarët e hotelit dhe në kërkim është djali i tyre, i cili ishte i lidhur me vajzën 18-vjeçare.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Policia në një njoftim paraprak tha se “nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri”, por gjithsesi hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë


















