-
VIDEO
Shantazhi për gjobëvënien niste me 40 mijë €, bisedat e ‘pazarit’ u përgjuan! Policia kërkon ‘ortakun’ pas Elio Lazes
Të tjerë persona dyshohet se fshihen pas skemës së shantazhit ndaj personazheve të ndryshëm të njohur e të panjohur, për të fshirë lajme nga portali “Priza”, i gazetarit Elio Laze. Policia është duke hetuar në këtë drejtim, ndërsa të shtunën, pritet që drejtuesi i portalit, të dalë para Gjykatës për masë sigurie.
-
VIDEO
Atentati ku u vra krahu i djathtë i Shullazit dhe agjenti i AMP-së, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë dhe i kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal
Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit ka mbetur pa autor. Prokuroria e Tiranës i ka kaluar dosjen SPAK, pasi ka dyshime se grupi që eliminoi krahun e djathtë të Emiljano Shullazit ka vepruar si grup i strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Përplasje mes dy kolegëve në spitalin e Lushnjës, në pranga oksigjenisti
Një përplasje mes dy punonjësve të spitalit të Lushnjës përfundoi me arrestimin e 54 vjeçarit Altin Alla. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të institucionit, pas një debati që sipas policisë nisi për motive të dobëta.
-
VIDEO
Fshihte në banesë kallashnikov pa leje, pranga 33-vjeçarit në Tiranë
Një 33-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hidden”.
Ky shtetas kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2
-
VIDEO
Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi (EMRI)
Altin Shehu u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar. Për Shehun, gjykata britanike ka caktuar më 15 janar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Grabitja e bankës, flasin policët: E kapëm në dalje! Dukej i trembur nuk bëri rezistencë
TIRANË- Report Tv sjell ekskluzivisht rrëfimin e dy efektivëve Eduard Saliko dhe Ermal Çeka, të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin me kallash që arriti të merrte 800 mijë lekë nga një bankë në Tiranë.
Paraditen e 12 shkurtit, 61-vjeçari u afrua pranë bankës me automjetin, e parkoi aty pranë dhe hyri i armatosur në filialin e bankës. Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por detektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.
61-vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Më pas mori 800 mijë lekë nga arka dhe tentoi të largohej, por sapo del tek dera u gjend përballë dy efektivëve, të cilët ishin njoftuar nga një kliente në bankë.
-
VIDEO
Operatori u përfshi nga flakët në protesën e Berishës/ Kolegët ulin kamerat në shenjë proteste para SPAK, nuk do filmojnë përfaqësues të PD-së
Operatorët e disa televizioneve kanë zhvilluar një protestë pranë SPAK.
Ata ulën kamerat në shenjë reagimi për operatorin që u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 10 shkurt.
Për këtë arsye, ata nuk do të filmojnë përfaqesuesit e PD, të cilët do të vijnë për 7 të miturit që do të dalin për masën e sigurisë.
-
VIDEO
Mbrojtja e Selimit në Hagë: Provat nuk tregojnë se ai ka kryer krime
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u është shkaktuar viktimave. Ajo tha se nuk iu qaset provave të mbrojtjes të viktimave me shpërfillje sepse e kuptojnë dëmin dhe vuajtjen që kanë përjetuar njerëzit, duke insistuar se Selimi nuk ka kryer krime.
-
VIDEO
'S'ke lënë gjë pa më thënë për inspektimet' Rama i drejtohet Sulës: Ta shohim si do e bësh detyrën
Kryeministri Edi Rama thotë se Dashnor Sula, i cili është Kryeinspektor i Përgjithshëm, nuk e ka kursyer në parlament, kur ishte deputet i PD-së.
Rama i tha Sulës se tani do shihet sesi do e bëjë detyrën.
Ndër të tjera, kryeministri inspektorët nuk duhet të dalin në terren si gjahtarë, por të kenë një plan pune.
Sipas kreut të qeverisë, inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut. Rama shtoi se një sistem i ri i ri rekrutimi dhe karriere është i domosdoshëm.
-
VIDEO
Grabitja me armë në bankë, flasin për Report Tv dy policët që neutralizuan autorin: Situatë e rrezikshme, kishte qytetarë
Efektivët Eduart Saliko dhe Ermal Çeka rrëfejnë për Report Tv si neutralizuan autorin me kallash që grabiti një bankë në Tiranë.
Ermal Çeka: Kur zbrita nga furgoni pashë dikë me rroba të zeza që mbante diçka në duar, nuk e pashë në momentin e parë derisa qytetari më njoftoi se është më kallash, aty direkt nxora armën. Kur i afrova, zotëri ishte tek dera duke tentuar të dalë, atyre bëra thirrjen ndal policia, ule armën. Personi në fjalë u duk pak i trembur dhe nuk bëri rezistencë, thjesht u dorëzua direkt dhe kolegu e prangosi.
Eduart Saliko: Ishte momentale. Po të emocionohesh, të rrëmben emocioni dhe nuk rakordon dot veprimet. Rrezikonim në çdo rast. Nuk e di kë ke përballë, ai ka arritur të bëjë veprim të tillë, munda të reagojë edhe me veprime të tjera.
-
VIDEO
Prezantohet kreu i ri i IKMT-së/ Koçiu: Ngremë në një nivel tjetër punën e bërë! Qendro: Transparencë e plotë në ushtrimin e detyrës
Albana Koçiu thotë është detyrë e Afrim Qendros për ta ngritur në një nivel tjetër punën e mirë që IKMT ka kryer. Qendro deklaroi se do të ketë transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen kanabis e kokainë, shiteshin në lokalin e njërit prej tyre
Tre qytetarë janë arrestuar në fshatin Zëmblak në Korçë gjatë një operacioni antidrogë, ku është sekuestruar një sasi kanabisi dhe kokaine.
Në pranga është vendosur 36-vjeçari Andi Cenolli, në lokalin e të cilit u gjend kokaina, e cila më pas do të shitej.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR”, bën me dije policia.