-
VIDEO
E bllokuar totalisht prej 10 ditësh nga masivet shkëmbore, hapet pjesërisht qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë! Qarkullimi i lirë vetëm për fshatrat e Pogradecit
Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme.
-
VIDEO
Qarkullonte me armë zjarri në Durrës, arrestohet 24-vjeçari! E pëson dhe shoku për moskallëzim krimi (EMRI)
I riu e kishte futur armën në sediljen e motorit e më pas iu sekuestrua nga policia pas ndalimit për kontroll në zonën e njohur si shëtitorja e plazhit.
-
VIDEO
Strehimi i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri/ Aleanca e Maqedonisë kundër kampeve në Pustec: Vendimi nuk është konsultuar me komunitetin dhe aktorët lokalë
Aleanca e Maqedonisë thotë se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim publik me banorët e komunitetit maqedonas pa përfshirjen e pushtetit vendor dhe pa dialog me aktorët lokalë.
-
VIDEO
Furnizonte farmacitë me ilaçe të skaduara, në pranga 42-vjeçari në Fier! I sillte kontrabandë, në banesë i sekuestrohen 1631 kuti me medikamente
Në banesën e 42-vjeçarit policia sekuestroi 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore. Këto medikamente më pas hidheshin në treg duke furnizuar farmacitë në Fier.
-
VIDEO
Prostitucion në 2 apartamente në Durrës, arrestohet tutorja nga Armenia, vihet nën hetim 22-vjeçarja nga Peruja! Procedohen dhe 3 të tjerë
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase të huaja kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
-
VIDEO
Shiste kanabis të ndarë me doza në Fier, arrestohet 31-vjeçari! Gjykata e lë në burg (EMRI)
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
SPAK hetim me italianët/ Goditet rrjeti mashtrues i Call Center-ave në Tiranë, bastisen kullat luksoze! 12 të arrestuar, në kërkim 3 vëllezërit organizatorë
Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe policisë goditi një rrjet call centerash, që SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dyshojnë që ka mashtruar duke u zhvatur të paktën dhjetëra miliona euro, qytetarëve të Bashkimit Evropian. Hetimi ka pasur si indice edhe një investigim të një emisioni italian "Le Lene".
-
VIDEO
Aksident në punë në Palasë, 45-vjeçari goditet nga fadroma dhe ndërron jetë rrugës për në spital! Shoqërohet shoferi
Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë në një kompleks turistik në ndërtim në Palasë.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, familja i jep lamtumirën 18-vjeçares! U kthye nga Gjermania për pushime te gjyshërit, lihet në burg shoferi i dehur
Familjarët i dhanë lamtumirën Vikena Grekut, 18-vjeçares që ishte kthyer tek gjyshërit në Berat për pushime por humbi jeten tragjikisht ne aksidentin tek ura e Dajlanit. E reja udhëtonte me Arbër Xhaxhajn, i cili, në gjendje të dehur, u përplas me barrierat dhe ra nga mbikalimi. Gjykata vendosi të mbajë 26-vjecarin me masë sigurie “arrest me burg”.
-
VIDEO
Vlorë/ Skrepi përfshihet nga flakët teksa pastronte kanalin e Siavit
Mjeti ka pësuar mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Dosja e arratisë! Në spital pa vizitë nga mjekja e burgut. Ndoci 4 herë në tualet, të 5-tën rrëzoi 2 policë me një grusht! Burgjet: S'ka rrezik të largohet
Report Tv siguron të plotë dosjen në të cilën zbulohen të gjitha shkeljet që i hapën rrugën arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Rindërtohet i gjithë skenari nga kërkesa për vizitë e kryeinfermierit, te firmosja e urdhrit nga drejtori i burgut pa bërë asnjë verifikim, dhe 3 orët në spital të të paraburgosurit pa asnjë kontakt me mjekun.
-
VIDEO
'Mjaft më me këtë telenovelë', motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Mesazhet janë manipuluar, drejtësia të thotë fjalën e saj
Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj, kërkon që ngjarja të trajtohet me qetësi dhe pa spekulime, duke ia lënë zbardhjen e plotë të së vërtetës organeve të drejtësisë. Ajo thekson se familja e saj këmbëngul në hetim të plotë dhe transparent të ngjarjes, duke shtuar se askush nuk duhet të paragjykohet përpara vendimit të drejtësisë.