-
VIDEO
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, të dyshuar si të përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
-
VIDEO
Kaluan afatet e paraburgimit, Apeli i Tiranës liron nga qelia 3 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços
Gjykata e Apelit vendosi sot të nxjerrë nga paraburgimi ku mbaheshin prej qershorit të vitit 2022, dy kushërinjtë Mollaj dhe bariun e tyre që akuzohen për vrasjen e Martin Çeços. Vendimi solli reagimin e ashtër të babait të viktimës. Ndërsa vendimi i gjykatës argumentohet me tejkalimin e afateve të paraburgimit
-
VIDEO
Altin Ndoci ende në arrati, dështon seanca e ‘Plumbit të Artë’! Prokuroria heton si u çua në Burgun e Durrësit
DURRËS- E gjithë policia e Shtetit është ngritur në këmbë për të kapur Altin Ndocin. Por të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit më 13 janar, e kërkon edhe Gjykata e Posaçme. Këtë të enjte ishte seanca e radhës gjyqësore e procesit “Plumbi i Artë”, ku Ndoci është i akuzuar ndër të tjera, për masakrën e Bradasheshit. Për mungesën e tij në sallë që shtyu procesin, u desh të përgjigjet zyrtarisht Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve: Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet pasi është arratisur!
-
VIDEO
Gjykata nxori nga burgu 3 të dyshuarit për vrasjen e djalit të tij, ‘shpërthen‘ në lot babai i Martin Çeços: Do i përvëloj me benzinë, nuk më dhimbset më jeta!
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, duke i lënë ata në ‘arrest shtëpie‘.
-
VIDEO
Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, vihet në pranga 43-vjeçari
43-vjeçari dyshohet se ka ndërtuar pa leje një kapanon dhe nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje. Mbetjet nga punimet e ndërtimit, i hidhte në lumin e Tiranës duke shkaktuar ndotje.
-
VIDEO
Kukës/ Dëmtohet rruga e lagjes Xhaferraj-Turraj, banorët prej 10 ditësh të izoluar
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për marrjen e masave parandaluese, me qëllim stabilizimin e terrenit dhe shmangien e rrezikut në të ardhmen.
-
VIDEO
‘Zgjedhjet u vodhën, por dhe opozita bëri gabime’! Lefter Maliqi: Mbështes lëvizjen e Salianjit, PD ka nevojë për riogranizim
Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se një ndër gabimet e PD, ishte futja në zgjedhje me lista të mbyllura. Sipas tij, në protestën e radhës PD nuk duhet të mbajë vetëm fjalime e të ndezë dritat e celularëve, por të ngrejë çadra apo të rrethojë Kryeministrinë, derisa vendi të kalojë në qeveri teknike.
-
VIDEO
‘Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar dhe me pagesë’/ Lefter Maliqi: Nuk u njoftuan Policia e Shtetit dhe forcat e DAP, SPAK të hetojë
Lefter Maliqi deklaroi se nuk u respektua protokolli i sigurisë dhe se për transportimin e Ndocit në spital duhej njoftuar Policia e Shtetit dhe forcat e DAP. Sipas Maliqit, SPAK duhet të hetojë për këtë çështje.
-
VIDEO
Arratisja e Altin Ndocit/ Shtyhet gjyqi për 'Plumbin e Artë', GJKKO: Të njoftohet i pandehuri për seancën! Avokati: Dërgoni shkresë në shtëpi, mund të jetë atje
Aldo Shkëmbi, një prej avokatëve mbrojtës të Altin Ndocit, për mediat sqaroi anën proceduriale për shtyrjen e seancës ku shkak fillestar është bërë arratisja e të pandehurit Ndoci.
Shkëmbi thotë se ende nuk ka një deklaratë që Altin Ndoci po i fshihet apo jo drejtësisë, duhet të kryet sipas proceduave njoftimi për mbajtjen e seancës që më pas të vijohet me gjykimin në mungesë. Ndër të tjera, Shkëmbi mohoni që të ketë pasur kontakt me Altin Shkëmbin pas arratisjes, qoftë një takim apo një telefonatë.
“Në mungesë deklaratë nga vetë i pandehuri dhe për të respektuar dhe parashikimet ligjore për njoftimin e të pandehurit në rast kur është i kufizuar, kur nuk gjendet apo kur është i lirë. Duhet të deklarohet fakti nëse i fshihet ose jo drejtësisë, që më pas të vazhdojë gjykimi në mungesë.
Kemi pasur marrëdhënie formale dhe profesionale. Nuk kemi pasur as takim fizik dhe as telefonik”, tha avokati.
Në nisje të procesit gjyqësor, gjykata ka lexuar shkresën e burgjeve: Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet pasi është arratisur dhe është person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Në këtë moment, njëri prej avokatëve të Ndocit, Aldo Shkëmbi i ka kërkuar gjykatës për të dërguar sipas procedurës njoftimin për mbajtjen e seancës dhe tek banesa e të pandehurit, pasi mund të ndodhet dhe atje, situatë për të cilën askush nuk ka dijeni.
“I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij, në këtë nuk e dimë”, tha avokati Shkëmbi.
Në përgjigje të kësaj, prokurori i SPAK Behar Dibra, është shprehur se: Nëse Ndoci ka pasur dijeni për këtë seancë para arratisjes, nuk përbën shkak për moszhvillimin e seancës, duke pasur parasysh se vetëm 1 herë që është paraqitur në këtë proces.
-
VIDEO
Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë
Tiranë- Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit. Një nga të arrestuarit është një 37-vjeçar i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja”.
-
VIDEO
Vodhi automjetin në një vendparkim, pranga 18-vjeçarit! Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës
18-vjeçari mashtroi rojen e vendparkimit duke i thënë se ishte pronari i automjetit tip “Volkswagen Jetta”. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias.
-
VIDEO
Zjarr në banesën në Korçë, 73-vjeçarja humb jetën nga asfiksia