-
VIDEO
Arrestimi i ish-drejtorit të Burgut të Durrësit pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci
Policia ka shpërndarë video nga dërgimi në rajon i ish-drejtorit të Burgur të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua pas arratisjes së të paraburgosurit, Altin Ndoci.
-
VIDEO
‘85% e qytetarëve ndihen të sigurt’, sondazhi i ‘Agenda’: Besimi te Policia e Shtetit, në rritje
Një sondazh i kryer qendra “Agenda” për barometrin e sigurisë në vend tregon se mbi 85% e shqiptarëve ndihen të sigurt kur lëvizin dhe e ndjejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë. Perceptimet e sondazhit përputhen me treguesit e sigurisë, të cilët dëshmojnë një përmirësim të ndjeshëm në krahasimin me vitin 2010.
-
VIDEO
Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars të Klosit.
-
VIDEO
Sekuestrohet 160 kg kokainë në Bergamo, në pranga dy shqiptarë! Vlera e drogës arrin 20 milionë euro
Operacioni u zhvillua në kuadër të një kontrolli të koordinuar nga repartet e Guardia di Finanza që veprojnë në Distriktin e Gjykatës së Apelit të Brescias. Sasia e drogës u zbulua pas ndalimit të një automjeti të rëndë tip TIR në një zonë industriale të Bergamos.
-
VIDEO
Sesioni i ri Parlamentar, Rama mbledh grupin e PS
Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026. Qëllim është dhënia e porosive për çdo rol të partisë apo për të koordinuar punën në Kuvend.
-
VIDEO
Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës! Mori para, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme në banesa (EMRI)
Domeniko Ceni ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.
-
VIDEO
Me shpejtësi 130 km/h dhe i dehur në timon, kush është i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës! EMRI i 18-vjeçares që humbi jetën
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Durrës, makina 'fluturon' nga Ura e Dajlanit dhe bie 30 metra poshtë! Humb jetën 1 vajzë, plagoset rëndë shoferi
Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Pezullimi ‘kolektiv’ i afateve të paraburgimit në Kushtetuese, Apeli i GJKKO: Bie ndesh me KEDNJ
GJKKO ka kërkuar që të shfuqizohet neni për pezullimin e afateve të paraburgimit, për të bërë të mundur që të mos 'digjen' të gjithë anëtarët e një dosjeje, për faj të një personi problematik që shtyn gjyqet pa arsye.
-
VIDEO
Rregullimi i urës nxjerr nga izolimi 2000 banorë të Xhyrës në Librazhd, Vengu: Angazhim kombëtar për infrastrukturën kritike!
Rreth 2000 banorë të fshatit Xhyrë në Librazhd kanë rifituar aksesin me qendrat e shërbimit pas rregullimit të urës së dëmtuar, ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ndërhyrja është pjesë e një angazhimi kombëtar për rehabilitimin e infrastrukturës kritike në zonat rurale.
-
VIDEO
Hakeruan sistemin e SPAK dhe shpërndanë materialet hetimore, dërgohen për gjykim ish-kreu i Burgjeve dhe 2 ish-zyrtarët e tjerë
Arnold Rrokaj në bashkëpunim me Zambak Gjonin thyen sistemin e SPAK duke marrë akses në materialet hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Këto informacione, ata më pas i shpërndanë me Agim Ismailin, i cili gjithashtu ia dërgoi dhe palëve të tjera.
-
VIDEO
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati Duraj: U shoqërua pa pranga! S’mund të ishte në burg të sigurisë së zakonshme! Ka të dënuar që favorizohen
Shoqërimi i Altin Ndocit në Spitalin e Durrësit për të kryer një vizitë mjekësore nga ku edhe u arratis, për avokatin Alban Duraj ndodhi pasi ai ishte pa asnjë masë sigurie.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Duraj tha se Ndoci ishte pa pranga kur u shoqërua, ndonëse duhej të shoqërohej nga policia sipas rregullave të sigurisë.
Avokati tha se për shoqërimin e të burgosurve përdoren standarde të dyfishta, pasi në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një vizite mjekësore në një klinikë në Durrës u shoqërua me masa të forta sigurie.