-
VIDEO
Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan
Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën.
-
VIDEO
Tiranë/ Goditet grupi me 33 anëtarë që shpërndante drogë, 22 në pranga, 5 të arrestuar më herët, 6 në kërkim! Sekuestrohen 10 kg kanabis dhe 500 gr kokainë
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Kapen 51 kg Cannabis Sativa, 48 pako të fshehura në shasinë e makinës
30-vjeçari u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” duke transportuar me automjet tip “Nissan”, 48 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa drejt Greqisë me peshë totale 51 kilogramë e 25 gramë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset rëndë 65 vjeçari që lëvizte me biçikletë
Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
55 mijë euro të paguara për një masë sigurimi, SPAK i komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës! I morën para një të pandehuri për ta shpëtuar nga burgu
Ish-prokurorët e Sarandë, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, janë në zyrtarisht në akuzë nga SPAK për korrupsion pasi morën në total 55 mijë euro për zbutjen e masës së sigurisë për një person për ndërtim pa leje.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik në SPAK/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur më 12 mars ndaj Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Biznesmeni në kërkim nga SPAK, flet avokati i Ergys Agasit: Është duke lidhur një kontratë jashtë shteti, prokuroria nuk ka prova për akuzat
Maks Haxhia tha se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton lidhjet e Agasit me fushën e tenderave të AKSHI-t apo me rrëmbimin e një personi, referuar biznesmenit Gerond Meçe.
-
VIDEO
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë
Kreu i Shoqatës së Linjave Interurbane të Shqipërisë, Shpëtim Vrioni, ka theksuar se do të kërkojnë deri në fund zgjidhjen e problematikave dhe se nuk do të largohen pa një takim në Këshillin Bashkiak, kërkesa këto të mbështetura edhe nga drejtuesit e autobusëve interurban.
-
VIDEO
Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 7 të tjerë, mes tyre edhe sekretari organizativ Ervin Minarolli
Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.Nën hetim është edhe sekretari organizativ i PD Ervin Minarolli.
-
VIDEO
'Jemi SPAK-u, duhet të vish', zbardhen 6 orët e rrëmbimit te Gerond Meçes, dalin pamje nga pengmarrja! Rrëfimi i biznesmenit në dosjen e AKSHI-t: Me uniformë të BKH...
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe disa të tjerëve, që akuzohen si grup i struktura kriminal të lidhur me tenderat e AKSHI-it, përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u SPAK thotë se u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë. Janë 6 orë që Meçe i tregon me detaje, që nga personi i parë i veshur si agjent i BKH-së që i doli poshtë pallatit e deri në momentin kur e braktisën në një fshat të Elbasanit.
-
VIDEO
Aksident në Fier, përplasen 2 mjete, plagoset 1 person
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Lezhë/ Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, pranga 30-vjeçarit
I riu u kap teksa po lëvizte me një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll. Në gjendje të lirë do të hetohen edhe Klisman Ndou dhe Admir Alija.