-
VIDEO
Kukës/ Plagosen me armë 2 persona, shpallen në kërkim 2 vëllezërit
Report Tv mëson se njëri është plagosur në kofshë nga të shtënat, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e pistoletës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve
-
VIDEO
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur, mes tyre dy italianë! Njëra nga automjetet përfundon në parcelë
Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona: dy italianë dhe një shqiptar. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
-
VIDEO
Zhduket serveri i kamerave të sigurisë në vilën e Ergys Agasit. Në kërkim kushëriri, që hoqi miliona euro verëra kontrabandë të bllokuara me urdhër të SPAK
Një koleksion verash me një vlerë që mund të shkojë në disa miliona euro, i gjetur në shtëpinë e Ergys Agasit, u zhduk së bashku me pamjet në serverin e kamerave të sigurisë, pasi doganat, të cilat konstatuan se për pijet, nuk ishin paguar detyrimet fiskale, nuk e vunë në ruajtje, deri në momentin kur do shkonin për ta marrë. Për episodin e ndodhur pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër arresti për Eno Agasin, kushëririn e Ergysit. Ky i fundit është po ashtu në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të një hetimi i cili përfshin tenderat e organizuar nga AKSH-i.
-
VIDEO
Rriten krimet nga të miturit, shtyhen nga të rriturit veçanërisht për të vjedhur! Vetëm 6-të mujorin e parë 1100 adoleshentë të përfshirë
Shifrat e të miturve në vepra penale janë çdo vit e në rritje. Për 6 mujorin e parë numri kalon 1100 raste, një pjesë e madhe poshtë moshës 14 vjeç. Të miturit përdoren nga të tjerë të rritur për t’u shtyrë në krime, kryesisht për vjedhje.Fëmijët dyshohen se përdoren si ndihmës edhe në ngjarje të rënda.
-
VIDEO
Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona në Kukës! Në kërkim bashkëpunëtorët
Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.
Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë.
Ata iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
-
VIDEO
Shkodër/ Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në shkurt, arrestohen 2 persona! Viktima u gjet në oborrin e shtëpisë
Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt 2025.
Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
-
VIDEO
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte e armatosur! Sekuestrohet një pistoletë
Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.
Jetmira Biba 35 vjeç u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur. Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
-
VIDEO
Vlorë/ Rrëzohet në blloqet e betonit në bulevard dhe merr lëndime në kokë, dërgohet në spital 35-vjeçarja
Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto blloqe betoni, të cilat janë vendosur pa asnjë kriter pranë bulevardit dhe trotuareve të këmbësorëve, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët.
-
VIDEO
Elbasan/ Aksident në Bradashesh, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën, 1 i plagosur
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë ka ardhur edhe zjarrfiksja e cila ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Panele diellore në toka bujqësore, banorët kundër, i bëjnë apel SPAK-ut: Të hetojë pa vonesa kallëzimin tonë
Pas kallëzimit në polici ndaj kompanisë “Bervi Concustrion”, banorët e fshatit Boçovë në Levan kërkojnë ndërhyrjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho për të ndalur ndërtimin e paneleve diellore në tokat bujqësore që thonë se i shfrytëzojnë me letra prej 30 vitesh.
-
VIDEO
Berat/ Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen dhe dhunimin e varrezave në qytet, arrestohet një person
Hajdutët hynin në ambjentet e brendshme të varrezave gjatë natës dhe shqyenin e vidhnin nga varret gotat dhe materialet e zbukurimeve prej bronxi dhe metali dhe vidhnin edhe kangjellat rrethuese duke dëmtuar edhe mermeret e varreve.
-
VIDEO
Kukës/ I dënuar për dhunë në familje e ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari
40-vjeçarit i kanë mbetur edhe 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.