-
VIDEO
Kreu i GJL konferencë me gazetarët, Sadushi: Jam kritik për mënyrën si po zbatohet Reforma në Drejtësi, sistemi nuk po funksionon siç duhet
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi në konferencën e fundvitit me gazetarët, ka kritikuar mënyrën e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Sadushi tha se sistemi nuk po funksionon siç duhet duke ngritur si shqetësim numrin e ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës.
-
VIDEO
Drejtori i Ujësjellësit takon protestuesit në Vlorë: Në mesnatë rinis furnizimi me ujë! Banorët: Po nuk mbajte fjalën, do vijojmë me protestat
Drejtori i Përgjithshëm i AKUV Faluers Shoshi është takuar sot me protestuesit në Vlorë ku dhe ka deklaruar se furnizimi me ujë do të rinisë në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme.
-
VIDEO
4 ditë pa ujë, anëtari i Këshillit Bashkiak: Në Vlorë rrezikon të shpërthejë ndonjë pandemi
Prej katër ditësh qytetarët e Vlorës janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, Vlorë tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se qyteti ndodhet në situatë kaotike.
-
VIDEO
Bilanci i fundvitit, Kreu i GJL Sadushi: Problem cilësia e rekurseve, mungojnë 110 gjyqtarë
Sadushi kërkoi që të merren masa konkrete për të korrigjuar kuotat e pranimit në shkollën e magjistraturës, sepse sipas tij, parashikohet që nga kjo shkollë deri në vitin 2028, të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj.
-
VIDEO
Vlora 4 ditë pa ujë, momenti kur tubacioni shpërthen pas rregullimit të defektit, uji ‘plas’ si shatërvan
Prej 4 ditësh qytetarët e Vlorës nuk po furnizohen me ujë për shkak të një defekti në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit. Në këto pamje mund të shihni momentin kur shpërthen tubacioni, pas provës së parë për rregullimin e defektit.
-
VIDEO
Prej 4 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës bllokojnë rrugën kryesore
Qytetarët e Vlorës janë zhvendosur në rrugën kryesore duke bllokuar qarkullimin. Ata protestojnë pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore.
-
VIDEO
Prej katër ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës gjuajnë me vezë drejt Bashkisë
Në ditën e katërt pa ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës sot po mbajnë një protestë para bashkisë.
-
VIDEO
Vlora 4 ditë pa ujë, kryebashkiakja Mersini: Për momentin kemi zgjidhje provizore! Drejtori i AKUV: Çarja e tubacionit erdhi nga shkarja e dheut
Prej 4 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën kryesore. Kjo problematikë ka nxitur protesta nga qytetarët ndërsa Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini tha se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.
-
VIDEO
Vlora 4 ditë pa ujë, banorët në protestë, tentojnë të futen në Bashki! Tensione me policinë, u hedhin letra higjienike
Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.
-
VIDEO
E rëndë në Shkodër/ Shpërthen kutia e sahateve të energjisë në hyrjen e pallatit, ndërron jetë një person
Viktima rreth 55-vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
-
VIDEO
Protestë në dyert e bashkisë së Vlorës për mungesën e ujit, qytetarët telefonojnë kryebashkiaken: Eja të flasim! Mersini u mbyll telefonin: Jam tek ujësjellësi
Në dyert e Bashkisë së Vlorës qytetarët janë dyndur duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore. Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila nuk ndodhet në bashki, por tha se është prezente tek ujësjellësi ku dhe ka ndodhur defekti.
-
VIDEO
Prej 4 ditësh Vlora pa ujë, nis prova e tretë për furnizimin e qytetit
Ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Në funksion janë hapur vetëm disa pompa, në mënyrë që uji të ketë presion të ulët. Tubat e ujit, megjithëse mund të kenë disa rrjedhje të vogla, do të mund të mbajnë qytetin me ujë. Ky proces pritet të përfundojë pas aktivizimit të plotë të pompave.