-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim organizatën e Çopjave, 6 vrasje, 12 atentate të dështuara, kokainë dhe para të pastruara në ndërtim! Korruptuan gjyqtarë e policë! 33 të pandehur
SPAK ka dorëzuar pranë gjykatës 33 emra si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Çopja. SPAK ka zbërthyer përgjimet në programin SKY duke shkatërruar grupin e kokainës, i cili akuzohet për 6 vrasje, 12 atentate të tjera të dështuara ndaj grupeve rivale, si dhe për korruptimin e gjyqtarëve dhe policëve.
-
VIDEO
Kurthi që i mori jetën Ramazan Matajt në Postribë! Autori u hoq si femër, krijoi profil fals në Instagram për të ‘joshur’ viktimën
Hetimet zbuluan se Ramazan Mataj ishte kontaktuar përmes një adrese fallco në Instagram, e krijuar nga vetë Arjon Hasaj, i cili ishte shtirur si femër për ta joshur Matajn në një takim. Ai kishte paguar një vajzë rome që t’i dërgonte mesazhe zanore, në mënyrë që komunikimi të dukej i besueshëm.
-
VIDEO
Nesër Maratona e Tiranës, ja rrugët që do bllokohen nga ora 08:00 deri në 16:00! Si devijon qarkullimi
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bëri publike planin e masave që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban brenda kryeqytetit.
-
VIDEO
Berisha bojkotoi protestën pro-UÇK, Gucati: Do jetë në ndërgjegjen e tij pse nuk na mbështeti, as me një deklaratë në Facebook
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe për mungesën e Sali Berishës në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se Këshilli Organizativ iu ka dërguar ftesa të gjitha partive politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa shprehu keqardhjen që lideri i PD-së, Sali Berisha nuk bëri qoftë edhe një deklaratë mbështetjeje.
“Unë e argumentoj me fakte se u kemi dërguar si këshill organizativ të gjitha partive politike në Kosovë dhe Shqipëri ftesat për të na mbështetur për protestën. Berishës ia kemi dërguar ftesën. Do të jetë në ndërgjegjen e Berishës pse nuk ka dalë me na mbështetur të paktën me një deklaratë në facebook apo në mjete elektronike. Kështu që nuk ka bërë mirë por do të jetë në ndërgjegjen e tij. Mua më vjen keq pse Berisha nuk ka dalë me na mbështetur ndërsa deputetë dhe njerëz të tij erdhën për të na mbështetur në protestë.”, tha Gucati.
Një ditë më parë, pas mbylljes së protestës, PD u mjaftua vetëm me një reagim pas protestës. Zyra e shtypit e partisë reagoi gjithashtu duke thënë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të mos marrë pjesë në protestë, megjithëse më herët ishte vetë Berisha që me zë e figurë tha se vendimi për të mos marrë pjesë ishte politik.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërndanin kanabis në formë xhelatine, dy të arrestuar! Lëndën narkotike e fshihnin nëpër cepa muresh
Të arrestuarit janë identifikuar si Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibraku. Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 thika.
-
VIDEO
Durrës/Aksident te mbikalimi i Plepave, makina humb kontrollin përfundon në kahun e kundërt
Një aksident është shënuar sot në mbikalimin e Plepave ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt
-
VIDEO
Minatorët e Spaçit prej 10 ditësh në protestë! Kompania hakmerret, 16 prej tyre i largon nga puna
Prej dhjetë ditësh minatorët e Spaçit vijojnë protestën për paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Tensionet janë përshkallëzuar pasi kompania “Tete Albania” ka larguar nga puna 16 minatorë, me arsyetimin se kanë braktisur vendin e punës dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik.
-
VIDEO
Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
22-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë kur është ndaluar nga Policia e Tiranës në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat dhe i është ushtruar kontroll.
-
VIDEO
Udhëtonte me armë me vete, pranga të riut në Lezhë! I gjendet dhe municion luftarak
Një 30-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi udhëtonte me armë me vete.
-
VIDEO
I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, del para gjykatës së Gjirokastrës Kamber Sulçaj! U vetëdorëzua dy ditë më parë në Prokurori
48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", ka thënë ai në Prokurori.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot
Moti parashikohet me vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
-
VIDEO
Mijëra shqiptarë në protestë, mesazh Gjykatës Speciale nga Tirana: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së! Moisiu e Ali Ahmeti: Akuza të fabrikuara
Tirana u kthye në kryeqytetin e shqiptarisë, ku mijëra qytetarë për 1 orë bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në qeli në Hagë. Protesta nisi me himnin kombëtar dhe sheshi “Skëndërbej” u vesh me ngjyrat kuqezi. Nga Prishtina erdhi edhe djali i Hashim Thaçit.