-
VIDEO
Me flamurin e UÇK në duar, djali i Hashim Thaçit krah Taulant Ballës në sheshin Skënderbej
I pranishëm në protestën që do të nisë për pak minuta në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është edhe Endrit Thaçi për të mbështetur babain e tij Hashim Thaçi. Ai është parë krah Taulant Ballës, Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.
-
VIDEO
Protesta për UÇK, veterani për Report Tv: Ja si i kërkova kryeministrit Rama mbështetje për tubimin
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashaniku, mbërriti sot në Tiranë, pas një udhëtimi 2 ditor në këmbë nga Kosova, për të marrë pjesë në protestën në mbështetjë të ish krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Për Report Tv, ai tha se është ideator i protestës së sotme që do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbej”. Veteran i UÇK-së tregoi për gazetaren Raziela Myslimaj se si i kërkoi qeverisë shqiptare mbështetjen për tubimin.
-
VIDEO
Protesta për UÇK në Tiranë, Ulsi Manja: Nuk është politike, kush ka gjak shqiptari duhet të jetë këtu
Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili është bërë pjesë e protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në 'Sheshin Skënderbej' në një prononcim për media, tha se kjo protestë nuk është politike.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste.
‘Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka gjak shqiptari do të duhet që të jetë sot këtu në këtë shesh’, tha Manja.
-
VIDEO
‘Prej tyre jemi formuar si shtet”/ Protestuesit në sheshin ‘Skënderbej’: Gjykata Speciale na ka vjedhur Presidentin dhe kreun e Kuvendit
Protestuesit në sheshin ‘Skënderbej’ kanë bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët mbahen prej vitesh në Hagë.
Një protestues tha për Report Tv, se Gjykata Speciale i ka vjedhur Kosovës dhe Presidentin dhe kreun e Kuvendit.
“Ata janë gjithçka për Kosovën, janë arkitekte për Kosovën. Ne pa ta nuk jemi as të formuar as si shtet. Kjo është diçka shumë e vogël që në mund të bëjmë që ata të jenë shumë shpejt në mesin tonë dhe të jenë aty ku u takon. Na e kanë vjedhur presidentin dhe kreun e Kuvendit. Nuk ka shtet pa ta. Ju e shihni sot, nuk kemi qeveri, nuk kemi as shtet”, tha ai.
Ndërsa një tjetër protestues, tha se Kosova është shtet falë drejtuesve të UÇK-së. Ndërsa më tej hodhi akuza ndaj Gjykatës Speciale se po i mban drejtuesit e UÇK-së me dëshmi të falsifikuara.
“Falë tyre kemi shtet, falë tyre sot Kosova lëviz lirshëm. Falë tyre, fëmija im sot në shkollë. Çdo arritje që është bërë sot në Kosovë, është bërë falë tyre, duke filluar nga ushtria, policia etj. Një herë e përgjithmonë, drejtësia te shkojë në vendin e vet. Ne kemi pasur padrejtësira të tjera ndaj drejtuesve të UÇK-së. Të gjithë i kanë marrë në mënyrë të padrejtë në pyetje. Tani kjo Gjykatë Speciale me dëshmi të falsifikuar prej Serbisë”, tha ai.
-
VIDEO
KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet
Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk ka bërë ende të mundur shpërndarjen e tyre nëpër gjykata, ndërkohë që aktualisht ekzistojnë 99 vende vakante në sistemin gjyqësor
-
VIDEO
Elbasan/ Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, përplasen dy furgona, s'ka të lënduar
Përplasja ka qenë tepër i fortë, duke shkaktuar dëme materiale, pasi mjetet janë dëmtuar në pjesën e përparme të tyre.
-
VIDEO
Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel, mbi 7 vjet për 1 çështje civile! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti
Numri i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Apelit, vijon të rritet, duke shkuar në mesin e këtij viti në mbi 44 mijë. Për një çështje civile, në këtë gjykatë, mesatarja e shqyrtimit mbetet mbi 7 vjet. Situata reflekton nevojën urgjente për emërime të anëtarëve të rinj dhe staf mbështetës për gjyqtarët.
-
VIDEO
‘Liria ka emër’, sot protesta për liderët e UÇK-së! Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë vishet kuqezi, mblidhen protestuesit e parë
Në 17:00 në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë do të mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë. Qindra qytetarë erdhën nga Kosova drejt Tiranës me autobusë e makina. Protestës do i bashkohen edhe figura të rëndësishme si Ali Ahmeti, Përparim Rama, Lutfi Haziri.
-
VIDEO
Protesta/ Veteranët e UÇK-së rreshtohen para bustit, nderojnë Skënderbeun
Teksa na ndajnë pak nga nisja e protestës së UÇK-së në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit kanë filluar të mblidhen.
Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para bustit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Po ashtu disa prej tyre kanë mbajtur në duar edhe flamujt e UÇK-së.
Protesta pritet që të nisë në orën 17:00.
-
VIDEO
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Pajtuesi i gjaqeve në GJKKO: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak! Dëshmon dhe vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’
Në gjykatë ka dëshmuar dhe Beqir Broja një pajtues gjaqesh, i cili ka negociuar pajtimin gjaqeve mes familjes Rraja dhe Maloku. Asllan Rraja, babai i Redjan Rrajës, ka telefonuar Beqir Brojan për t’i kërkuar babait të viktimës, Genci Malokut të mos marrë hak, të paktën deri kur të vendosë drejtësia.
-
VIDEO
Tre ditë në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve! Sindikata: Nuk ka asnjë reagim nga kompania ‘Bankers’
FIER- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa prej grevistëve të kompanisë “Bankers Petroleum”, të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë në zyrat e sindikatës në Marinzë.
-
VIDEO
Tiranë/ Dy orë nga fillimi, sheshi ‘Skëndërbej’ fillon të mbushet me protestues
Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga protesta për UÇK-në, sheshi ‘Skëndërbej’ ka filluar të mbushet nga protestuesit.
Me flamuj të UÇK-së, në duar, protestuesit janë mbledhur në shesh, teksa nuk kanë munguar as fotot para bustit të ‘Skëndërbeut’.
Protesta pritet të nisë deri në orën 17:00, teksa raportohet për pjesëmarrje të madhe në tubimin e sotëm.