-
VIDEO
Protesta/ Shqiptari nga Kosova për Report Tv: Na bashkoi të gjithëve! Ish-krerët e UÇK do lirohen shumë shpejt, po akuzohen pa fakte
Ka përfunduar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, që u zhvillua në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë.
Një protestues nga Kosova për Report Tv, u shpreh se kjo protestë bashkoi të gjithë shqiptarët.
Ai theksoi se ish-krerët e UÇK do lirohen shumë shpejt pasi po akuzohen pa fakte.
'Quhem Hysen Shala, jetoj në Zvicër që prej 37 vitesh. Është kënaqësi ti shohësh shqiptarët të bashkuar kështu. Uroj që të jemi sa më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë forcë e ka frikë krejt rajoni. Nëse do të bëheshim bashkë të gjithë do të ishte shumë bukur. Ata do të lirohen së shpejti, sepse po i akuzojnë pa baza. Por ushtria ka luftuar për çlirimin e vendit dhe kjo është një krenaria gjithëkombëtare. Kjo protestë sot është një emocion i madh dhe i falenderojmë ata që e kanë bërë. Ne kemi qenë edhe në Hagë dhe nëse e nevojshme do të shkojmë edhe në Neë York’, tha ai.
-
VIDEO
Nga Tirana kërkohet drejtësi për Hashim Thaçin
Protesta në Tiranë duket se e ka arritur qëllimin e vet, teksa është bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Një video e siguruar nga Report Tv, ku shfaqet një pankartë në të cilën është foto e ish-kreut të UÇK-së Hashim Thaçi dhe ku shkruhet ‘Justice’ (Drejtësi).
Në protestën e ditës së sotme, është bërë thirrje për drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, që mbahen në qelitë e paraburgimit në Hagë.
-
VIDEO
Ali Ahmeti mesazh Kurtit nga Tirana: Disa të pavetëdijshëm po mbjellin ndasi që i shërbejnë axhendave ruso-serbe
Nga sheshi Skënderbej, ku mori pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti përcolli një mesazh që qartazi dukej se i drejtohej Albin Kurtit në Prishtinë, i cili shmangu praninë e tij në Tiranë duke u përfshirë në një përplasje me kryeministrin Rama.
-
VIDEO
Falenderimi për Ramën, ja çfarë i dhuruan kryeministrit veteranët e UÇK-së në Tiranë
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dorëzuan Ogerta Manastirliut 2 dhurata simbolike për kryeministri Edi Rama, si falenderim për mbështetjen dhe reklamimin që ai i bëri protestës që po mbahet sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzit dhe trafik organesh.
Një pllakatë me mbishkrim falenderues dhe një portret të kryeministrit Rama, ishin ato çfarë veterani Agim Pllashaniku i dorëzoi Manastirliut, për t’ia përcjellë kreut të qeverisë.
-
VIDEO
Djali i Hashim Thaçit nga protesta për UÇK në Tiranë: Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen
I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin Skënderbej” në Tiranë është edhe Endrit Thaçi për të mbështetur babain e tij Hashim Thaçi.
Në një prononcim për media, ai shprehu falënderime për pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj proteste si edhe kryeministrit Edi Rama.
‘Ju falenderojë të gjithëve për pjesëmarrjen, dua të falenderojë edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale’, tha ai.
-
VIDEO
Protesta për ish-krerët e UÇK, aktori Llesh Nikolla: I propozojë Vjosa Osmanit t'i nderojë me titujt më të lartë
Aktori Llesh Nikolla, nga protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK në Tiranë, kërkoi që ata të nderohen me tituj nga Shqipëria dhe Kosova.
‘Dua të ju bëjë një propozim publik, sepse duhen edhe akte, unë i propozojë presidenti të Shqipërisë Bajram Begaj që ata që ndodhen në Hagë të nderohen me urdhër të flamurit. Po ashtu i propozojë Vjosa Osmanit ti nderojë me titullin më të lartë që i jep Kushtetuta ish-krerët e UÇK dhe Këshillit Kombëtart të shqiptarëve të Malit të Zi dhe Preshëvës, kjo dëshmon se jemi një komb dhe një histori, rroftë UÇK-ja.
-
VIDEO
Protesta pro UÇK, Gucati: Nga Tirana t’i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bij që dhanë gjithçka për atdhe
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati mori fjalën në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se sot protestojnë për drejtësinë. Ai theksoi Gjykata Speciale e Hagës po tenton që të barazojë viktimën me xhelatin, ndërsa shtoi se nga Tirana po i tregojnë botës se nuk janë kriminelë por thjesht luftuan për liri.
-
VIDEO
Mijëra njerëz kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK, Rama ndan pamjet nga sheshi ‘Skënderbej’: Zemra mal!
Mijëra njerëz kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Rama ndan pamjet nga sheshi ‘Skënderbej’: Zemra mal!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga sheshi “Skënderbej” , ku janë mbledhur mijëra njerëz të cilët kërkojnë drejtësi për gjyqin e padrejtë që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Zemra mal”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.
Theksojmë se kreu i qeverisë nuk mori pjesë në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj.
-
VIDEO
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt
Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama, nga protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tha se ata duhet që të qëndrojnë të fortë pasi sipas tij do të marrin lirinë shumë shpejt.
'Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt’, tha ai.
-
VIDEO
Bujar Leskaj nuk zbaton urdhrin e Berishës, merr pjesë në protestën e UÇK-së
Deputeti i PD-së Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e kryedemokratit Sali Berisha, teksa ka marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Ai është shfaqur në protestë, teksa këndon edhe himnin kombëtar dhe thërret 'Lavdi'. Dy ditë më parë PD-së njoftoi se nuk do të merrte pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Kosovës. Por duket se Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij.
-
VIDEO
Tiranë/ Nis me himnin kombëtar protesta në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së
Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Tubimi nisi me himnin kombëtar.
-
VIDEO
Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh për protestën pro ish-krerëve të UÇK-së
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” për protestën në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.