-
VIDEO
Kukës, banorët në Përbreg protestojnë kundër ndërtimit të landfillit të ri: Ndot tokën dhe ujin
Banorët e Përbregut në Kukës kundërshtojnë projektin e qeverisë për ndërtimin e një landfilli të ri. Ata paralajmëruan pershkallezim te protestave dhe padi gjyqesore. Sipas tyre landfilli, ku do grumbullohen mbetjet e tre bashkive do te sjelle ndotje te tokave bujqësore dhe burimeve te ujit.
-
VIDEO
Dosja/ Administratorja e kompanisë që ‘dhuroi’ projektin për rrugën Korçë- Ersekë falsifikoi aktin në emër të Komisionit të Bashkisë! Bisedat me Isain
Lidhje të ngushta me kompani private që më pas rezultonin fituese në projekte, falsifikime firmash, apo shkëmbime dhe konsultime me privatët të vlerave të tenderave, para se të bëheshin publike, janë disa nga elementët që çuan SPAK të marrë të pendehur Erion Isain, 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë si dhe administratoren e një kompanie private.
-
VIDEO
Lezhë/ Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal, vihet në pranga 36-vjeçari
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një person në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.
-
VIDEO
Godinat ku jetonin u privatizuan, 32 familje në Durrës rrezikojnë të mbeten të pastreha, protestojnë para bashkisë: Jemi në rrugë të madhe
Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 tetor i ka alarmuar banorët, të cilët mëngjesin e sotëm janë paraqitur para bashkisë Durrës për të kërkuar një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako për këtë çështje
-
VIDEO
Të ardhura nga trafiku i drogës, sekuestrohet ‘Rich Hotel’ në Pogradec! Pronari punonte si kamarier
Hoteli “Rich Hotel” në Pogradec, prona dhe automjete janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Korçës, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës në Itali dhe në Spanjë.
Sipas Prokurorisë, pasuritë janë në pronësi të Edri Buliçkës. Organi i akuzës thotë se Edri Buliçka ishte i punësuar si kamarier në hotelin “Rich”.
Njoftimi i Prokurorisë së Korçës:
Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionet bankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.
Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
- Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
- Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
- Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
- Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
- Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
· Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
· Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
· Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:
· Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
· Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
· Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
· Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
· Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
· Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.
-
VIDEO
Tentoi të vriste një vit më parë Emiljano Palokën në Velipojë, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari (EMRI)
Ngjarja për të cilën akuzohet Kristjan Lulaj ka ndodhur më 2 prill të vitit 2024. 26-vjeçari ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën në fshatin Baks të Velipojës pas një konflikti për motive të dobëta. Paloka në atë kohë mbeti i plagosur.
-
VIDEO
Tiranë/ Zbulohet magazina ku përgatitej drogë për shitje, 5 të arrestuar! Çifti transportoi 9 kg kanabis nga Sukthi
Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku përgatitej drogë për shitje. Magazina ishte në pronësi të babait të Redion Kuqit, një nga të arrestuarit. Grupi hetimor dyshon se të arrestuarit janë përfshirë në trafikun e drogës prej të paktën një viti.
-
VIDEO
Aksidenti ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, 2 në pranga në Peqin
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në fshatin Përparim të Peqinit. Ka qenë fugoni i drejtuar nga Baftjar Debrova, i cili u përplas me automjetin e pastrimit të mbeturinave, aksident që rezultoi fatal për punonjësin Kadri Dedej.
-
VIDEO
Tentativë vrasje në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari dhunon dhe ndjek me thikë në dorë të riun, arrestohet nga policia
Po ashtu, i riu pretendon se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, 53-vjeçari i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër.
-
VIDEO
Tiranë/ Zbulohet magazina ku përgatitej drogë për shitje, sekuestrohen 9 kg kanabis dhe armë!
Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku përgatitej drogë për shitje. Magazina ishte në pronësi të Redion Kuqit, një nga të arrestuarit
-
VIDEO
‘Vijojmë’, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
Java e personave që nuk dëgjojnë, Sala: Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta të gjuhës së shenjave
Në javën e Gjuhës së Shenjave, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata njerëz që nuk dëgjojnë.