-
VIDEO
Veliaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin: I paligjshëm! Bllokohen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë
Ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën më të lartë në vend pezullon automatikisht firmën e Edi Ramës për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe pengon synimin e PS për organizimin e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Shqyrtimi i ankimit të Veliajt në Kushtetuese pritet zgjasë disa muaj.
-
VIDEO
Sot seancë plenare, Kuvendi pritet t’i hapë rrugë punës së 11 komisioneve parlamentare
Në seancën e kaluar, opozita dhe maxhoranca gjetën konsensusin dhe votuan përbërjen e Komisioneve Parlamentare. Votimi i dha fund ngërçit të krijuar nga opozita, e cila kundërshtonte ndarjen 7 me 4 në favor të maxhorancës të këtyre komisioneve.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve/Blushi: Vetëm sot morëm vesh që kanë mbërritur në Kuvend 19 projektligje! Opozita e bashkuar gati emrin e kandidatit për Tiranën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka thënë se vetëm sot në mbledhje u njohën për ardhjen në Kuvend e të paktën 19 projektligjeve, për të cilat nuk dihet se në cilin komision do të shqyrtohen apo se kush është përgjegjës.
-
VIDEO
Misteri i vrasjes së italianit, burime: U qëllua me një plumb në këmbë, jo me çifte! Gruaja e tij ortake me Braçët te ‘Salaria Gaz’! Dje u mbajt ceremonia mortore në Tufinë
Autoritet nuk kanë bërë publik asnjë rezultat nga autopsia për vrasjen e Edoardo Sarchit në Tepelenë. Burimet i thanë Report Tv se plaga e Sarchit në këmbë u shkaktua nga një plumb me armë zjarri, por nuk dihet distanca nga e cila është qëlluar. Dinamika e ngjarjes ende e paqartë. Në vendin e ngjarjes u gjetën vetëm 2 çifte.
-
VIDEO
Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, biznesmeni gjen derën e servisit të dëmtuar nga shpërthimi
Dyshohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse ndërsa po punohet për sqarimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
-
VIDEO
Ja 7 pyetjet që ngrenë dyshime dhe misteri që rrethon vrasjen e Edoardo Sarchi në Tepelenë
Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në Tepelenë, vijon të jetë mister për rrethanat, dinamikën dhe motivet.
7 pyetje që ngrenë dyshime mbi thëniet dhe deklarimet në polici të 4 të shoqëruarve, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, kërkojnë përgjigje dhe shtojnë akoma më shumë dyshimet mbi të vërtetën.
-
VIDEO
2.3 milionë turistë në Shqipëri vetëm në muajin gusht, pushuesit nga Kosova dominuan bregdetin
Katër shtete nga Ballkani mbajnë peshën më të madhe të pushuesve edhe si periudhë 8-mujore, me 53% të totalit të pushuesve në Shqipëri, ose 4.7 milionë shtetas të ardhur për pushime nga këto vende.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet roli i bariut si dëshmitar, përse u gjend në skenën e krimit Armir Hitoveizi
Armir Hitoveizi, banor i zonës së Dilanit pranë Selenicës në Tepelenë, është 1 nga 4 dëshmitarët që u pyetën nga grupit hetimor i Gjirokastrës për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, një ditë më parë.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, edhe Brazili lëshon urdhër-arresti për Ervin Matën! Trafikoi tonelata drogë me djalin e Erzen Breçanit, i njohur dhe për ‘Masakrën e Bllokut’
Ervin Mata është shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë, ndërsa shteti brazilian mësohet ta ketë lëshuar urdhër-arrestin që më 11 mars ndërsa dekreti është publikuar më 23 shtator.
-
VIDEO
Tiranë/ Zjarr në një pallat në Astir, flakët ‘përpijnë’ banesën
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe policia. Shkaqet e zjarrit janë të paqarta.
-
VIDEO
Vlorë/ Banorët e gjashtë fshatrave ngrihen në protestë për asfaltimit e rrugës
Banorët e fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin , Verbasit, Ramicës dhe Velçës, janë mbledhur sërish për të protestuar këtë të diele për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat e tyre me rrugën e Lumit të Vlorës.
-
VIDEO
Me pistoletë brenda çantës ‘Louis Vuitton’, arrestohet 27-vjeçari që qarkullonte i armatosur në Tiranë
27-vjeçari u arrestua gjatë kontrolleve në rrugën "Ibrahim Rugova". Bashkë me armën, ju gjetën edhe një shumë parash.