-
VIDEO
Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin, mohon akuzën! Arrest shtëpie për Samet Lokun, pastronte paratë e krimit të porositësit
Loka dhe Nuzi u arrestuan ditën e djeshme pas zbardhjes së vrasjes së Klevis Lleshit nga zbërthimi i mesazheve në programin Sky Ecc. Në kërkim është shpallur Aurel Hoxha, ndërsa dje u arrestua gjithashtu dhe Sajmir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetësi, i cili u kap në Itali dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
-
VIDEO
Greqi/ Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh! Në pranga 6 shqiptarë
Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.
-
VIDEO
Rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania Fabio Ballabani
Është ekstraduar nga Gjermania 38 vjeçari, Fabio Ballabani, i cili me urdhër të Emiljano Shullazit rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani.
-
VIDEO
Gjendet i vrarë italiani në Tepelenë, kishte dalë me 4 persona për gjah! Ishte administrator i një fabrike tullash në Tiranë (EMRI+VIDEO)
Italiani, i cili rezultoi administrator i një fabrike të rëndësishme tullash në Tiranë, kishte dalë me 4 persona për gjah në zonë. Në një moment, ata e kanë gjetur pa shenja jete në rrugë dhe kanë njoftuar policinë.
-
VIDEO
Po merrte në një degë postare pakon me 7 kg kanabis me THC të lartë, arrestohet 22-vjeçari në Vorë! Ishte trafikuar nga Kanadaja (EMRI)
Në kuadër të operacionit, u vu në pranga 22 vjeçari, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
-
VIDEO
Vritet italiani në Tepelenë, u qëllua me automatik nga një mjet në lëvizje! 44-vjeçari, administrator i një fabrike tullash në Tiranë! Në kërkim autori (EMRI)
44-vjeçari italian ndodhej në zonë për gjueti. Autori ka qëlluar në drejtim të gomave të automjetit dhe më pas drejt tij. Italiani rezulton administrator i një kompanie tullash në kryeqytet. Policia po ushtron kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme. Tre të shoqëruar në polici.
-
VIDEO
Aksident në Berat, makina del nga rruga, humb jetën shoferi dhe plagosen 2 pasagjerët (EMRAT)
Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi 34-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 2 pasagjerë. Të 2 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet pjesërisht qarkullimi në Rrugën e Elbasanit
Një shi i dendur dhe i shoqëruar nga një erë e fortë ra pak minuta më parë në Tiranë, duke shkaktuar dhe dëme të vogla materiale.
-
VIDEO
'O vllau jem', momenti kur Gjesti mbërrin në vendin ku humbi jetën vëllai i tij
Vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.
-
VIDEO
Të ardhura nga trafiku i drogës, sekuestrohet ‘Rich Hotel’ në Pogradec, 7 prona të tjera dhe 6 makina! Pronari: Punoj si kamarier (EMRAT + FOTO)
Pas hetimeve 3-vjeçare, Prokuroria e Korçës ka dalë në konkluzion se Edri Buliçka të ardhuat i ka përfituar nga trafiku i drogës në Itali dhe Spanjë, e më pas ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve.
-
VIDEO
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje! 3 në pranga, njëri u kap në Itali! Në kërkim porositësi, pronar i lokal 'Monopol' (EMRAT)
SPAK zbulon pas 5 vitesh se vrasja dhe groposja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha. Vëllai i të dyshuarit është vrarë në 2012-ën nga kushëriri i të riut nga Burreli, Arben Lleshi, ky u fundit u vra në burgun e Peqinit. SPAK e akuzon Hoxhën si kreun e një grupi kriminal të pastrimit të parave të drogës përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj.
-
VIDEO
'Do i 'shuaj' burrat e fisit Lleshi' - Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli...deri në ekzekutimin në burg të vrasësit
Vrasja në Angli e Agim Hoxhës në 2012-ën, ka prodhuar ndër vite një hakmarrje të dhunshme, që ka marrë deri më tani, jetën e 4 familjarëve të fisit Lleshi: Vetë vrasësin e Agim Hoxhës, 2 xhaxhallarë të tij, dhe më të voglin, Klevisin 22-vjeçar.